LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron 28 Nëntorin: Solidariteti që po tregojmë tani për njëri-tjetrin, dëshmi se kur është nevoja jemi një

Kurti uron 28 Nëntorin: Solidariteti që po tregojmë tani për njëri-tjetrin, dëshmi se kur është nevoja jemi një

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Ai ka thënë se 28 Nëntori bën bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UÇK-së.


“28 Nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin. Pra, kjo datë është gurthemel yni që bën bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UÇK-së. Është festa jonë kombëtare e cila na bashkon e kësaj radhe na bashkoi edhe kundrejt një fatkeqësie tragjike në zonën e Durrësit që tronditi mbarë kombin tonë, jo vetëm në Ballkan, por kudo që janë shqiptarët”, ka thënë Kurti pas homazheve që ka bërë në kompleksin e Jasharajve në Prekaz, transmeton Telegrafi.

Kurti ka thënë se solidariteti që po tregojmë tani për njëri-tjetrin është dëshmi se kur është nevoja jemi një popull në këmbë.

“Solidariteti që po tregojmë tani për njëri-tjetrin është dëshmi se kur është nevoja jemi një popull në këmbë, të gjithë për secilin, secili për të gjithë, dhe, bashkë do t’ia dalim. Pas nderimeve te përmendorja e Ismail Qemalit në Prishtinë, erdhëm këtu në Prekaz për të bërë nderime te Jasharajt. Këtu kanë rënë gjithsej 59 dëshmorë prej të cilëve 15 kanë qenë gra e 15 fëmijë, në një betejë të paparë, jo vetëm në historinë tonë, kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë. Por, ky flijim ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë dhe çlirimit e lirisë sonë. Shaban e Zahide Jashari, Hamëz e Feride Jashari, Adem e Adile Jashari dhe Zarife Jashari me gjithë familjen e farefisin u flijuan për lirinë tonë, për pavarësinë tonë, për bashkimin tonë”, ka pohuar ai.

Duke shprehur urime për 28 Nëntor, Kurti tha se kjo festë kombëtare do të na bashkojë përgjithmonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori