Tenda ngjyrë të bardhë ishin strehë për qytetarë të shumtë nga Thumana e Durrësi, të cilët e kaluan natën e së martës në ambient të hapur. Të frikësuar e të traumatizuar, nga tërmetet që ndodhën, sikur kërkonin një përgjigje se çfarë do të bëhej tani me ta.
Mëngjesi dhe nata e 26 nëntorit, krahas tragjedisë së rëndë nga tërmeti që goditi Shqipërinë, zgjoi ndjenjat e humanizmit tek të gjithë shqiptarët anekënd botës e veçanërisht nga Kosova, të cilët u mobilizuan në grumbullimin e e pakove me ushqime e veshmbathje, për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmetet.
Mëngjesi i së mërkurës, shumicën qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti i gjeti pa gjumë, kjo pasi që disa nga ta ende nuk kishin gjetur të afërmit, dhe kërkimi për ta po vazhdonte nën gërmadha nga ekipet e shpëtimit.
Një ditë pas ngjarjes tragjike, nën gërmadha u gjetën edhe persona të tjerë, fatkeqësisht disa trupa të pajetë e të tjerë të lënduar. Sipas raportimeve 31 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa kanë pësuar lëndime 657 të tjerë e dëmet materiale janë shumë të mëdha, shkruan Telegrafi.
Të lehtë nuk e kishin as ekipet e shpëtimit. Nën vështirësitë e gërmimeve, ata i shoqëronte edhe ndjenja e dhimbjes, kur nën ato gërmadha gjenin të pajetë si një çift bashkëshortës të cilët u nxorrën nën rrënojat e pallatit 6-katësh ku banonin. Pas më shumë se 24 orë kërkimesh ata nxorrën ehe djalin e tyre, dhe ndonëse u nxor i gjallë humbi jetën në spital.
Rastet tragjike po vazhdonin t’i përcjellnin ekipet e shpëtimit, kur nën rrënoja u gjetë një grua 47 vjeçare me djalin e saj 22 vjeç, pa shenja jete. Ata ishin kapur dorë për dore nën rrënoja, moment ky që rëndon edhe më shumë këtë tragjedi.
Por, nuk mbaronte me kaq. Edhe të tjerë të cilët ishin nxjerrë të martën kur ndodhi tërmeti kishin ndërruar jetë një ditë pas në spital, pasi që nuk kishin mundur të duronin plagët e marra. Kurse, për të ngjallur një fije shprese, se kishte edhe të gjallë, u nxorr një person 47-vjeçar nga rrënojat e një objekti në Durrës.
Kjo gjendje sa vinte e rëndohej, kështu kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur gjendje tëe jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, pas tërmetit.
Rama tha se do të shpallin gjendje të jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës, dhe duke u nisur nga natyra e problematikës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës.
Solidariteti i pashembullt nga Kosova
E, gjendjes së jashtëzakonshme kanë vazhduar t’i përgjigjen me të madhe bamirës të shumtë nga Kosova. Duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmetet, Kosova u bë shembull se si ndihmohen fqinjët, në këtë rast populli shqiptar.
Nuk ishte vetëm dita e marte kur kamionë nga Kosova u nisën në Shqipëri, pasi që Rruga e Kombit edhe të mërkurën u vërshua nga kamionë, autobusë, e vetura të shumta me ndihma ushqimore e veshmbathje, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Madje, reagimet e shumta pas ndihmave që shkonin në Shqipëri, bënë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ta pezullojë taksën në Rrugën e Kombit për ata që dërgojnë ndihma.
Populli shqiptar si asnjëherë më parë u pa i bashkuar, duke treguar solidaritet të lartë për njëri tjetrin, shembull ky i cili u duartrokit nga qytetarët e Shqipërisë, shkruan Telegarfi.
Nuk u majftuan vetëm duke dërguar ndihma me ata kamionë në Shqipëri, pasi që autobusët nuk u kthyen të zbrazët në Kosovë. Ata me vete kishin marr familje e qytetarë të prekur nga tërmeti, për t’i strehuar në Kosovë. Dyert ishin të hapura nga shumë familje në Kosovë, madje edhe hotele të ndryshme shprehën gatishmërinë që të strehonin familje në numër mjaft të madh.
Rreth 60 persona nga Durrësi kanë arritur në qytetin e Pejës, ku janë pritur nga familjet pejane. Këta të fundit hapën dyert për miqtë nga Shqipëria.
Ndërsa ata të cilët i kanë mbijetuar tërmetit thanë se janë pritur me ngrohtësi nga familjet kosovare. Rreth 50 qytetarë nga Durrësi, janë vendosur në hotelin Ora në Prishtinë. Kjo ndodhi pas një postimi që bëri pronari i këtij hoteli, i cili hapi dyert e hotelit të tij për familjet e prekura nga tërmeti. Po ashtu komuna e Deçanit ka hapur dyert për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë.
Të kënaqur me pritjen që iu bë, qytetarët nga Shqipëria të prekur nga tërmeti, mes lotësh kujtonin momentet e tërmetit. I ngushëllonte fakti që të paktën kanë ku të strehohen, kjo pasi që sipas tyre Kosova ka treguar shembullin më të mirë të solidaritetit deri më tani për ta, madje, sipas tyre, më shumë sesa vetë Shqipëria
Por, mobilizimi ishte tejet i madh nga qytetarët, e edhe nga ata që të ardhurat e tyre ishin të vogla. Po ashtu edhe bizneset private, instiucionet e komunat në Kosovë, kanë ndarë mjete financiare për t’u solidarizuar me këto familje.
Komuna e Prishtinës ka ndarë 50 mijë euro për personat e prekur tërmetet në Shqipëri. Përveç Prishtinës, edhe Drenasi, Mitrovica e Gjakova kanë ndarë 44 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti. Ministria e financave ka ndërë 20 mijë euro për këto familje si dhe familjen Abazi nga Gjilani që humbi dy djemt në këto tërmete.
Institucioni mikrofinanciarë IuteCredit ka vendosur t’iu dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri duke ndarë një shumë të konsiderueshme të hollash. RTV Dukagjini bashkë me dëgjuesit dhe shikuesit e saj, i është bashkuar humanizmit për tu dal në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Nga orët e para të mëngjesit, ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave. Ky aksion, gjeti përkrahje të madhe qytetarë, të cilët mundësuan nisjen e disa kamionëve me mallëra të ndryshme esenciale drejt Shqipërisë, shkruan Telegrafi.
Hotel ‘Premium Park’ në Prizren ka vënë të gjitha dhomat në dispozicion për të prekurit nga tërmeti i Shqipërisë. Pronari i këtij hoteli thotë se ata mund të qëndrojnë për aq kohë sa ndjehen të rrezikuar ndërkaq njëra nga të mbijetuarat e cila aktualisht është e akomoduar në këtë hotel rrëfen nën lot për tmerrin e përjetuar.
Mirëpo, në falenderimet e shumta që po u bëheshin qytetarëve të Kosovës, edhe ata që ishin në krye të detyrës duke gërmuar e që në mendje kishin lutjet që personat t’i gjenin të gjallë, morën falenderime.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, tha fjalë emocionuese për ushtarët e Kosovës. Ai kishte postuar një fotografi të një ushtari të FSK-së duke e quajtur si “Foto e Ditës”. Madje ndër fjalët e shumta ishte edhe fjalia se “Do të mbeten në kujtesën time për heroizmin e tyre jetësor”.
Tërmeti i ri derisa po fliste Thaçi në Thumanë
Thirrjeve për solidaritet i është bashkuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka vizituar zonat e prekura nga tërmetet.
Thaçi ka përshëndetur banorët, të cilët qëndronin në ankthe duke pritur lajmet për gjetjen e të afërmëve të tyre. Por, ky ankth nuk përfundoi vetëm me pritje. Kur, Presidenti Thaçi po bëhej gati të fliste përball gazetarëve për të shprehur dhembjen që bashkndjente me familjet e viktimave, një tjetër tërmet lëkund zonën e Thumanës.
Filluan përsëri klithmat, bërtimat, ndonëse lëkundjet nuk zgjatën shumë dhepo bëhej thirrje të ruhej qetësia. Kjo gjë dëshmoi se ata ishin të traumatizuar, dhe se nuk kishin më forcë të përballeshin edhe me një tjetër tragjedi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, deklaroi se kur Shqipëria ka dhimbje, edhe Kosova ka dhimbje, kur Shqipëria ka zi edhe Kosova ka zi.
Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën në vitet e 98 dhe 99, ku ishin hapur dyert për qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën gjë po bënë sot Kosova për qytetarët e Shqipërisë, ndërsa ka pohuar se Shqipëria nuk është vetëm, e ka Kosovën e ka edhe bashkësinë ndërkombëtare.
Përlotja e Edi Ramës
Por, edhe mbrëmja e së enjtes i gjeti ekipet e shpëtimit, si nga Shqipëria e Kosova si dhe vende tjera, duke kërkuar nën gërmadha ende persona që nuk dihej nëse do të gjendeshin të gjallë, shkruan Telegrafi.
Këto kërkime po i shoqëron edhe kryeministri Edi Rama, të cilin duket se nuk e zë vendi vend. Ai madje është përlotur gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla, për emisionin “Real Story” pas rrënojave të tërmetit në Durrës.
Balla e pyeti për statusin e postuar në rrjetin social të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, së bashku me familjarët. Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun, ndërsa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.
Me shpresën se nata e sotme do të kalojë pa ndonjë tërmet të ri, banorët e zonave të prekura nga tërmetet, luten që mëngjesi të zbardhë me gjetjen e familjarëve e edhe të atyre që ende mungojnë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles