LAJMI I FUNDIT:

Fatkeqësia që bashkoi një komb – u hapën dyert e zemrave dhe shtëpive – nga Gjyljeta me kancer që dhuroi 50 euro, deri te njomakët që falën kursimet për Shqipërinë

Fatkeqësia që bashkoi një komb – u hapën dyert e zemrave dhe shtëpive – nga Gjyljeta me kancer që dhuroi 50 euro, deri te njomakët që falën kursimet për Shqipërinë

Tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e hershme të së martës është njëra nga katastrofat natyrore më të mëdha që ka përjetuar ky vend, duke lënë deri tash të vdekur 31 persona, mbi 650 të lënduar dhe 16 persona të zhdukur, shpërfaqi një solidarizim monumental të shqiptarëve të Kosovës me bashkëkombasit e tyre.

Me të marrë lajmin për tragjedinë dhe pasojat që kishte lënë pas tërmeti që preku më së shumti pjesën e Durrësit dhe Thumanes, filloi një organizim në kohë rekorde i shqiptarëve nga Kosova, duke filluar prej institucioneve qeveritare, komunave, bizneseve e deri tek qytetari më i thjeshtë, për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.


Përveç grumbullimit të ndihmave në ushqime, batanije, veshmbathje, qytetarë  nga Kosova kanë shprehur gatishmërinë që në shtëpitë dhe pronat e tyre t’i strehojnë familjet që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, si pasojë e tërmetit.

Mobilizimi nëpër rrjete sociale ka qenë i jashtëzakonshëm edhe nga grupet e tifozëve, të cilët nëpër qendrat e qyteteve kanë vendosur shtandet, ku është bërë grumbullimi i ndihmave, të cilat kanë nisur menjëherë të dërgohen në drejtim të Shqipërisë.

Njëri nga rastet që gjatë do të mbetet në memorien e shqiptarëve, ka qenë ndihma e një gruaje nga Peja, e cila ndonëse vuante nga kanceri ka vendosur t’i dhurojë 50 euro, duke bashkëndjerë me bashkëkombasit e saj.

“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin  N’drrimi i Natës në Klan Kosova, në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë për donacione, për ta ndihmuar Shqipërinë.

Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti edhe këngëtaren Loreta Kaçka, reperin Mozzik dhe aktorin Kushtrim Sheremeti, që ishin në studio dhe u bënë pjesë e iniciativës për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në pjesë simpatike dhe e veçantë e këtij mobilizimi mbarëkombëtar është ndarja e kursimeve se tre njomakëve të familjes Kraja nga Prishtina. Babai i Omerit, Jusres dhe Kanitës, Dorliri, ka treguar se tre fëmijët e tij ndonëse kishin një shumë krejt simbolike të kursimeve, vendosën që ato t’i dërgojnë në ndihmë të bashkëmoshatarëve të tyre të prekur nga tërmeti në shtetin shqiptar.

“Omeri, Kanita dhe Jusra vendosen që kursimet e tyre modeste, 5 euro, që kanë mbledhur tani vonë t’i japin për vëllezërit dhe motrat në Shqipni. Gjithë këtë duke qite në praktikë atdhedashurinë dhe para kësaj shpërblimin e Allahut ne këtë botë dhe tjetrën, për atë që ndihmon atë që ka nevojë. Atdhedashuria dhe patriotizmi nuk kultivohet mbi urrejtjen e të tjerëve, tatuja dhe parulla shterpe, por mbi dashurinë ndaj vëllait tënd, sakrificës dhe te dhënies të asaj çfarë ke për atdheun tënd”.

Zemërgjerësia e banorëve të Kosovës u vërejt edhe në momentin kur u hapën dyert e shtëpive për 200 familje nga Shqipëria, të cilat u vendosën nëpër disa qytete të Kosovës, derisa familjet e para nga zonat e prekura nga tërmeti kanë mbërritur të mërkurën herët në qytetin e Pejës, për të vazhduar më pas me qytetet tjera.

Gatishmëria për ta ndarë dhe bashkndjerë dhimbjen me boshkëkombasit e tyre, shqiptarët nga Kosova e shprehin me forma konkrete të strehimit të të prekurve, duke bërë kështu që të gëlonin rrjetet sociale nga statuset e shumta nëpër profile të ndryshme.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këto postime:

“Miq të mijë në Shqipëri, shtëpia ime është e juaja! Mos hezitoni!”

Në mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona. Dyert tona janë të hapura për ju. Complex Ana Benz, ofron strehim për 120 persona nga Shqipëria me të gjitha shpenzimet e paguara nga ne.

Me rastin e tragjedisë në Shqipëri, unë dhe vëllau im dëshirojmë të solidorizohemi me motrat dhe vëllëzërit tanë. Ofrojmë një shtëpi për një familje 8 anëtarëshe për një periudhe prej 6 muajsh, gjatë kësaj kohe ushqimin e sigurojmë ne, gjithashtu ofrojmë punë për për dy persona. Me shpresën që ky mesazh të arrijë deri tek familjet në nevojë.

Me respekt, Fahmi e Naim Musliu.

Unë dhe familja ime solidarizohemi me vëllëzërit dhe motrat tona në Shqipëri. Dua që të ofroj shtëpine time në fshatin Hogosht të Komunës së Kamenicës për një familje pesë anëtarëshe, deri në muajin prill (të paktën këto muaj të stinës së dimrit). Gjitashtu ajo familje do ta ketë transportin deri në shtëpinë time të paguar nga unë dhe do t’ua siguroj ushqimet kryesore çdo muaj deri në  ditët e fundit që do të qëndrojë në shtëpinë time. Do Zoti që ky mesazh do të arrijë në familjet në nevojë.

Unë Shkelzen Kryeziu e lirojë hotelin tim në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, për strehimin e 50 personave, veshambathje dhe ushqimin nga Shqipëria derisa të qetësohet gjendja në Shqipëri.

Ju lutem të gjithëve se kush ka nevojë të lajmërohet në Facebook ose në telefon: +491754903767 dhe + 38344131452.

Ngushëllimet për familjet e viktimave. Nuk harrohet e mira e viteve 98′-99′.

Me respekt, Shkelzen Kryeziu.

Ndërsa, Duart Kasapolli ka shkruar se nëse dikush e njeh ndonjë familje nga Shqipëria që ka ardhur në Kosovë, e ofron banesën në Fushë – Kosovë.

Në mesin e atyre që kanë vënë pronat e tyre në dispozicion për familjet nga Shqipëria, është edhe ish – deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj.

Nitaj ka thënë në profilin e tij në Facebook se e ofron apartamentin e tij për strehim për një familje nga Shqipëria. Durrsakët e kishin strehuar familjen time gjatë luftës. Jemi një!

Përveç ndihmave materiale, arkitektë nga Kosova, kanë shprehur gatishmërinë që të japin është këshillat dhe ndihmën e tyre profesionale. Visar Geci, udhëheqës i byrosë projektuese “Innarch”, ka thënë se ata janë në gjendje gatishmërie të ofrojnë këshilla profesionale rreth sigurisë së objekteve të banimit.

Mbas tërmetit, tash asht rreziku i shembjes së objekteve. Banorët nuk janë të sigurtë të kthehen nëpër shtëpi/banesa pa u kontrollu nga profesionistët (ing. e ndërtimtarisë).

Zyra jonë projektuese jemi në gjendje gatishmërie me ofrue këtë ndihmë profesionale me kolegët tanë që janë ndërtimtar’.

E kisha lut edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës që të organizohet prej tyne ky mobilizim e ti dalim ndihmë banorëve të prekur nga kjo katastrof’ në Shqipëri.

Pranë të dëmtuarëve nga tërmeti ndodhet edhe shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, të cilët janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.

Drejtori i kësaj shoqate Halil Kastrati, përmes profilit të tij në Facebook ka lajmëruar se 30 tonë ushqim, veshmbathje, batanije dhe gjë sende tjera janë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanes.

Përveç tjera, në karvanin e mobilizimit për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti është bashkuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila ka bërë thirrje që në ligjëratën e xhumasë në mbi 800 xhamitë e territorit të Kosovës të grumbullohen mjete për ta ndihmuar Shqipërinë.

Me të prekurit nga tërmeti janë solidarizuar edhe yjet e estradës nga Kosova, ndër ta reperi Capital T, Sabri Fejzullahu. Ky i fundit ka thënë se dyert e familjes së tij janë të hapura për familjet nga Shqipëria.

Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd nanë Shqipëri. Me zemër ua lëshoj shtëpinë time një familje 6 anëtarëshe.

Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka postuar në profilin e tij në instgram një foto ku shihet një maune derisa po mbushej me gjësende, derisa reperi ka shkruar “Rrugës për Shqipëri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori