eksperti ad

E përditësuar: Drejtori gjeneral i fabrikës “VITA”, Artan Spahia, para mediave ka thënë se pas një inspektimi të kryer sot më 02.07.2026 nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë marrë vendim ta mbyllin fabrikën për një afat shtatëditor.

Ai tha se nga sot (02.07.2026) fabrika nuk do të punojë.


“Sot e mbyllim fabrikën deri në njoftimin e radhës. Vendimi është që të mbyllet deri sa ata të dalin me një vendim me rezultatet. Ne i kemi kontrollet e analizat të gjitha. Fermerë ju kërkojmë falje por ministri në detyrë është ai që po ju mbyll juve e po ju falimenton. Shpresoj që të kthehemi pas shtatë dite. Nga sot, qumështorja “VITA” nuk punon dhe nuk pranon qumësht”, ka thënë ai.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Drejtori gjeneral i qumështores “Vita”, Artan Spahija pas vendimit të kompanisë për mbylljen e saj, ka folur para punëtorëve.

Ai ka deklaruar se pushteti “po e do më shumë Serbinë, se neve”, për çka shtoi se kjo nuk do t’i ndalë asnjëherë.

“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha ai.

Punëtorëve të qumështores “Vita”, Spahija iu premtoi se kompania nuk do t’i lë pas dore, duke iu dhënë fjalën se paga e tyre do të dalë.

“Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mundur as Serbia me na ndalë. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, tha drejtori i ‘Vita-s’ në Istog.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, dërgoi 25 inspektorë pa paralajmërim për inspektim te qumështorja.

Edhe zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim pa paralajmërim në qumështoren “Vita”.

AUVK-ja ia mësyu qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut. Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit./KlanKosova.