LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi niset për Durrës, solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit

Presidenti Thaçi niset për Durrës, solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, sot është nisur për në Durrës.

Sipas një njoftimi, po ashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

“Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku”, thuhet në një njoftim të Presidencës.


Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/