LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dyshimtë e 22 vjeçares në Besi, arrestohen babë e djalë

Vdekja e dyshimtë e 22 vjeçares në Besi, arrestohen babë e djalë

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar dy të dyshuar, babë e djalë të cilët dyshohen se kanë nxitur një vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Besi më 1 tetor të këtij viti.

Dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale shtytje në vetëvrasje, manipulim me prova, armëmbajtje pa leje dhe kallëzim i rremë.


Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.