LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Shkodra falënderon Zvicrën për ndihmën ndaj Shqipërisë

Mimoza Shkodra falënderon Zvicrën për ndihmën ndaj Shqipërisë
Mimoza Shkodra (Foto: Instagram)

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit që goditi të martën Shqipërinë, përveç dëmeve të shumta materiale ka shkaktuar edhe viktima, ku deri më tani numri i tyre është 27.

Megjithëse ishte një ngjarje mjaft e rëndë për popullin shqiptar, vende të ndryshme iu dolën në ndihmë, derisa në mesin e tyre ishte edhe Zvicra.


Në këtë të fundit, këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra jeton dhe vepron prej vitesh, e cila së fundmi nuk ka ngurruar të falënderojë për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë.

“Faleminderit Zvicër”, ka shkruar këngëtarja Shkodra.

Përveç Mimozës, me Shqipërinë u solidarizuan edhe shumë personalitete të tjera të cilët po vazhdojnë të kontribuuojnë me donacione për të prekurit nga tërmetet.

Nuk mungon edhe reagimi i Bebe Rexhës, me një video artistja thotë në shqip "ju dua", ndërsa premton mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmetet
Lexo po ashtu Nuk mungon edhe reagimi i Bebe Rexhës, me një video artistja thotë në shqip "ju dua", ndërsa premton mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmetet

Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora po ashtu kanë ofruar ndihmë të madhe për shqiptarët, madje janë shumë të prekur nga kjo tragjedi që ndodhi ditën e djeshme.

Pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, shumë familje tashmë kanë filluar të strehohen në Kosovë. Në orët e mëngjesit të sotëm kanë arritur familjet e para nga Shqipëria në Pejë, ku qytetarë të kësaj komune tashmë kanë hapur dyert për t’i strehuar ata. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori