LAJMI I FUNDIT:

Limaj viziton zonën më të goditur nga tërmeti, takon banorët të cilët po qëndrojnë në tenda

Limaj viziton zonën më të goditur nga tërmeti, takon banorët të cilët po qëndrojnë në tenda

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh Koordinator Kombëtar i dy qeverive ka mbërritur në orët e vona në Shqipëri, për të vizituar zonat të cilat janë prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Kjo është bërë e ditur fillimisht nga një postim i NISMA Socialdemokrate, në të cilin thuhet se Limaj, bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhën aktualisht në Thumanë, në zonën më të goditur nga tërmeti.


“Limaj dhe Meta kanë vizituar banorët të cilët po qëndrojnë në tenda dhe ka ndarë dhimbjen me ta për këtë fatkeqësi të madhe natyrore. Ai ka vizituar forcat speciale të Kosovës të cilët i kanë dalë në ndihmë vëllëzërve tanë nga Shqipëria të cilët i ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin”, është shkruar në Facebook.

Ndërsa në një postim të mëvonshëm është bërë e ditur se “kryetari Limaj ka bashkëbiseduar me banorët në Durrës që po qendrojne në tenda”.

Ndryshe, Limaj më herët ka bërë me dije se e ka njoftuar qeverinë shqiptare, dhe se agjencitë e transportit kanë vënë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjellë në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori