LAJMI I FUNDIT:

Macron në gjuhën shqipe: Franca është sot solidare me Shqipërinë

Macron në gjuhën shqipe: Franca është sot solidare me Shqipërinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një postimi në Facebook në gjuhën shqipe ka thënë se shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë, me familjet në zi si dhe me personat e lënduar.

“Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, ka shkruar Macron.


Ndryshe, mbështetje për popullin e Shqipërisë ka ardhur edhe nga vende tjera të botës.

E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 18:00 janë raportuar për 20 viktima dhe shumë të lënduar. /Telegrafi/