LAJMI I FUNDIT:

Dy dekada të Shërbimit Korrektues, vlerësohet si institucion i rëndësishëm

Dy dekada të Shërbimit Korrektues, vlerësohet si institucion i rëndësishëm

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë ditës sotme ka shënuar 20-vjetorin e themelimit. Me këtë rast u tha se ky jubile këtë institucion të sigurisë po e gjen më të profesionalizuar në ofrimin e sigurisë, risocializimit dhe rehabilitimit të të burgosurve.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se në kuadër të sundimit të ligjit njëra prej hallkave të sigurisë është Shërbimi Korrektues.


Për këtë arsye theksoi angazhimin e ekzekutivit në rritjen e profesionalizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.

Teksa përmendi edhe disa nga veprimet që i ka bërë në kuadër të qeverisjes së tij, siç tha rritjen e stafit dhe pagave për zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

E, ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri tha se ky jubile i Shërbimit Korrektues po e gjen më të kompletuar se kurrë. Ndërsa, nikoqiri i këtij aktiviteti drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi duke folur për kontributin e institucionit që ai drejton tha se qëllimi i tyre tashmë është arritur me përmirësimin e infrastrukturës dhe tashmë përveç sigurisë ofrojnë dhe arsimim. Fjalë të mira për Shërbimit Korrektues pati dhe përfaqësues nga Ambasada e ShBA-në në Prishtinë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori