LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit

Policia njofton se me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, në Gllogoc kanë bastisur një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit dhe janë konfiskuar: dy aparate të lojërave të fatit, tri shtëpiza kompjuteri, një printer për tiketa një lexues të tiketave si dhe para të gatshme.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.