Kur hapi çekun, ajo nuk mund t’iu besonte syve të saj – 20 vjeçarja tregon se si fitoi 23 mijë dollarë nga një video e vetme në Youtube
Kur 20-vjeçarja kanadeze Alyssa Kulani hapi një çek në janar nga YouTube, ajo nuk mund t’i besonte syve të saj.
Bëhet fjalë për një vajzë për të cilën deri në atë kohë, Youtube kishte qenë vetëm një hobi, përcjell Telegrafi.
Ajo filloi të merrej me këtë “zanat” kohë pas kohe, duke e llogaritur këtë platformë një projekt pasioni.
Por, më pas gjithçka ndryshoi, kur algoritmi i Youtube “mori dhe rekomandoi” një video që ajo postoi në tetor të vitit 2018, e cila u bë virale dhe mori 4 milionë shikime.
Kështu, siç ka rrëfyer ajo, pagesa e një çeku prej Google ishte për 29.300 dollarë, të fituara tërësisht nga reklamat e vendosura në videot e saj.
Tani Kulani që ka 675,000 abonentë në YouTube, video të shumta me miliona shikime, është një YouTuber me kohë të plotë.
Pasi videoja e parë e saj u bë virale, ajo postoi një tjetër në dhjetor, e cila tani ka pothuajse 4 milionë shikime dhe është video e saj e dytë më e shikuar.
Nga kjo, ajo filloi të fitojë ndjekës me një ritëm të shpejtë, duke u rritur nga 100,000 “abonentë” në fund të tetorit 2018 në 400,000 deri në fund të janarit, tha ajo.
Sipas saj, për një krijues, është e rëndësishme që të vazhdojë të ngarkojë video tërheqëse në mënyrë të vazhdueshme.
Në rastin e Kulani, videot e saj përqendrohen në tema si shaka me të dashurin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
LinkedIn prezanton rrjetin e tij të podcast-eve
Samsung ka përgatitur “Edicionin Olimpik” të Galaxy Z Flip 3
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'