LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti gjerman Christian Wulff: Islami është pjesë e Gjermanisë

Ish-presidenti gjerman Christian Wulff: Islami është pjesë e Gjermanisë

Christian Wulff, presidenti i dhjetë i Gjermanisë, deklaroi se Islami si religjion është pjesë e Gjermanisë dhe shoqërisë së saj, raporton Anadolu Agency.

“Përveç vlerave tona që kanë lindur nga ndikimi i Krishterizmit dhe Judaizmit, edhe Islami na përket neve, edhe kjo është pjesë e Gjermanisë. Rreth 4-5 milionë myslimanë që jetojnë në Gjermani nuk janë vetëm individë, por kanë edhe vlerat e tyre fetare dhe kulturore, kanë imamët e tyre, xhamitë, jetën fetare dhe kulturore, dhe e gjithë kjo është diçka që na përket edhe neve”, tha Wulff gjatë adresimit në konferencën me temë “Kohezioni social në shtetet pluraliste”, të mbajtur në qytetin Bruhl të Gjermanisë.


Ai theksoi se në qytetet gjermane ku nuk ka shumë të huaj, ksenofobia është në nivel shumë të lartë, ndërkohë që në rajonet ku ka shumë njerëz me origjinë të huaj, ksenofobia, sipas tij, thuajse nuk ekziston fare.

Ai shtoi se ky mbase është shembulli më i mirë se në vendet ku nuk ka paragjykime të mëdha, mund të jetosh në frymën e vëllazërisë dhe miqësisë.

“Kohezioni shoqëror në komunitetet pluraliste është një nga çështjet kryesore për të ardhmen tonë”, tha Wulff, i cili ishte president i Gjermanisë nga qershori i vitit 2010 deri në shkurt të vitit 2012.

Ai porositi se është me rëndësi që gjeneratat e reja të tanishme në Gjermani veprojnë në mënyrë aktive për të ruajtur unitetin e shoqërisë gjermane, duke theksuar se çdo herë duhet pasur parasysh se asnjë qytetar nuk guxon të diskriminohet ose margjinalizohet për shkak të religjionit të tij.

“Në kabinetin tim kishim një ministër mysliman. Në vitin 2014, u bëmë kampion botërorë me futbollistët me origjinë të huaj, Mesut Ozil, Khedira, Boeteng. Jam i sigurt që sot vetëm me Franz-in, Hans-in, Jens-in, Lothar-in dhe Robert-in nuk do të kalonim as kualifikimet, e lëre më të bëhemi kampion. Kush do të shënojë gola për të shkuar tutje? Kombëtarja jonë e futbollit është një shembull konkret të multinacionalitetit dhe hapjes ndaj botës”, tha Wulff.

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori