LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Deponitë ilegale në Kosovë nuk po reduktohen, duhet të ketë masa më të rrepta ndëshkuese

Haxhiu: Deponitë ilegale në Kosovë nuk po reduktohen, duhet të ketë masa më të rrepta ndëshkuese

Kosova ka probleme të shumta me deponi ilegale. Edhe pse brenda vitit organizohen aksione të ndryshme të pastrimit të vendit, prapë se prapë, deponi ilegale mund të hasësh në pjesë të ndryshme të vendit.

Lidhur me këtë Abdullah Haxhiu nga kompania për Menaxhimin e Deponive, në një intervistë për Telegrafin ka treguar problemet me këto deponi ilegale.

Ai ka thënë se nuk janë duke u reduktuar deponitë ilegale, edhe pse po pastrohen prapë të njëjtat po rikthehen me mbeturina.


Largohet deponia ilegale e mbeturinave afër stadiumuit 'Fadil Vokrri', ambienti kthehet në gjendjen e mëparshme
Lexo po ashtu Largohet deponia ilegale e mbeturinave afër stadiumuit 'Fadil Vokrri', ambienti kthehet në gjendjen e mëparshme

“Deponitë ilegale nuk po reduktohen. Sado që ka aksione të organizuara qoftë edhe të nivelit komunal, qendror apo të shoqatave të ndryshme që merren me ambientin. Ne kemi për çdo vit kërkesa të ndryshme që të ketë aksione të pastrimit dhe ne t’i pranojmë pa pagesë. Ne kemi dalë si kompani me autorizim të bordit, iu kemi ofruar mbështetje të gjitha këtyre organizatave, qoftë institucionale apo qeveritare, që të iu ndihmojmë të eleminohen këto dukuri. Fatkeqësisht nuk janë duke u reduktuar, apo ato të cilat po pastrohen prapë të njëjtat po rikthehen me mbeturina.


Haxhiu ka përmendur disa faktorë, që sipas tij nuk po reduktohen deponitë ilegale.

“Faktorët janë të ndryshëm. Është përgjegjësia e përbashkët si e nivelit komunal ashtu edhe qëndror. Por, është edhe përgjegjësi e qytetarëve që nuk po krijojnë një kulturë apo vetëdijësim që mbeturinat t’i vënë në vendet e duhura. Për Prishtinën edhe për të gjitha rëgjionet tjera, janë lokacionet se ku duhet të hidhen mbeturinat. Tani se a janë duke u pastruar me rregull këto vende, është çështje tjetër. Por, më mirë është se ku janë këta kontenjerë edhe në qoftëse nuk ka vend brenda, qytetarët t’i vënë aty mbeturinat, se sa në natyrë ku pasojat vërhen pas disa vitesh”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera ai ka treguar disa nga metodat që duhet të aplikohen që të eliminohet kjo dukuri.

“Këtu duhet t’i aplikojmë disa metoda. Një, organet e mbikqyrjes, monitorimit, inspektorët qoftë në nivelin komunal apo qëndror duhet të jenë pak më rigoroz në daljen në teren dhe aplikimin e masave ndëshkuese. Unë nuk jam pajtuar asnjëherë me këto masa ndëshkuese që janë caktuar, sepse unë nuk e konsiderojë masë ndëshkuese një dënim prej 5 apo 10 euro. Janë të mjaftueshmne. Pastaj, nuk e di sa kanë kapacitete komunat për inspektorë, por për Prishtinën vetëm tre inspektorë të jenë, që merren vetëm me monitorim, do të ishte e mjaftueshëm. Nëse njëri qytetarë e merr një dënim të konsiderushëm e po ashtu edhe kompanive ua shqiptojnë ndonjë dënim, sepse edhe ato i ikun pagesave të ndryshme, jo vetëm qytetarët. Pra të ketë masa ndëshkuese më të larta”, ka thënë ai duke shtuar se vetëdijësimi nuk krijohet pa i prekur qytetarët në xhep./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori