LAJMI I FUNDIT:

Është shtyrë gjykimi për rastin “TNT”

Është shtyrë gjykimi për rastin “TNT”

Gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të investuesit Fijat Canoski T.N.T. është shtyrë për më 28 nëntor, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të njërës prej të akuzuarave në rast.

Mbrojtësja e të akuzuarës Aleksandra Avramovska-Dimitrievska, tha se sot në mëngjes, dukshëm i shqetësuar, i është paraqitur bashkëshorti i saj, i cili e ka informuar se Aleksandra, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me gjakderdhje është dërguar në spital.

Gjykatësi Ognen Stavrev, informoi se do ta presë dokumentacionin mjekësor dhe më pas do të njoftojë se si do të vazhdojë procedura.


Në seancën e sotme duhej të merreshin në pyetje dëshmitarët Pavle Gacov, Millorad Jovanovski dhe Vlladimir Gagovski.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën, të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, përderisa në mungesë po gjykohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori