LAJMI I FUNDIT:

Gjuetia e mafias italiane nëpër tunele dhe bunkerë të fshehtë, bosët më të pasur fitojnë miliarda euro – ata fshihen nën tokë

Gjuetia e mafias italiane nëpër tunele dhe bunkerë të fshehtë, bosët më të pasur fitojnë miliarda euro – ata fshihen nën tokë

Mafia famëkeqe e Kalabrisë, “Ndrangeta” jo vetëm që ndjellë frikë në Itali, por në tërë Evropën dhe botë. Me ta ballafaqohet njësi speciale e policisë ushtarake e njohur si “Cacciatori” që do thotë “gjuetar”, shkruan The Guardian.

Në malet e Aspromontes, Pasquale Marando, burri i njohur si “Pablo Escobari” i mafisë së Kalabrisë”, kishte arritur ta ndërtojë një bunker të fshehtë, hyrja e të cilës ishte e vendosur në furrën e një picerie, transmeton Telegrafi.

Komandanti Milo Aveni, fotografohet në barakat e Karabinierëve në Vibo Valentia

Rreth 15 kilometra larg atij vendi, ,Ernesto Fazzalari që kënaqej duke i qëlluar në kokë viktimat e tij, jetonte në një “strehë” prej rreth 10 metra katrorë. E kur autoritetet në vitin 2004 u nisën për ta kapur, Fazzalari, asokohe njeriu i dytë më i kërkuar i mafias pas Matteo Messina Denaros nga Cosa Nostra siciliane, kishte arritur të arratiset përmes tunelit të fshehtë i cili ishte “maskuar” në lavaman.


Por para arrestimit të tij në vitin 2016, Fazzalari kishte kaluar 20 vite si i arratisur në malet e Kalabrisë, ku për vite të tëra janë kërkuar njerëzit nga Ndrangete që kishin ndërtuar tunel nën fshat. Bëhet fjalë për një bunkerë nëntokësor në të cilët për t’u futur duhej përdorur shkallët lëvizëse, dyert e fshehta dhe pusetat që lidhnin me tunelet e tjera.

Lista e të arratisurve në barakat e karabinierëve në Vibo Valentia

Për t’i detyruar të dalin nga “gropat”, autoritetet italiane formuan njësi të veçantë ushtarake të përbërë nga ushtarë elitarë të trajnuar në akademitë më prestigjioze, që shërbenin nën ombrellën e skuadriljes së Karabinierëve ndryshe të njohur si “Cacciatori”.

Kjo njësi gjatë 25 viteve të fundit ka arritur të arrestojë 300 të arratisur, fotografitë e të cilëve shfaqen si trofe në tabelën e dhomës së “selisë” së tyre. Ata gjithashtu kanë zbuluar mbi 400 bunkerë, që hetuesit i kanë përshkruar si “kryevepër e inxhinierisë”.

Skuadrilja e Karabinierëve Eliportato apo Cacciatori nga Kalabria, gjatë misioni në një bunker ku shumica e të arratisurve kishin arritur të ikin në vitin 2004 për t’u kapur më 2016

Kjo njësi fillimisht është themeluar në vitin 1991, me qëllimin e vetëm të luftojnë krimin në një kohë kur në shkallë të madhe po zgjerohej nëpër Kalabri, që asokohe praktikoheshin më së shumti rrëmbimet.

“Me kalimin e kohës ky fenomen pothuajse u zhduk. Pasoi një situatë e re kriminale – shefat e vjetër të Ndrangetës, që gjithmonë ishin prezent në atë rajon, filluan të bëhen çdo herë e më të fuqishëm”, ka shpjeguar për “The Guardian” majori Karmelo Aveni nga njësia “Cacciatori”.

Pamje nga dylbia e snajperit gjatë operacionit të kryer gjatë natës

Dikur mafitë më të fuqishme kanë qenë ato të Sicilisë dhe Kampanjës, kurse sot është Ndrangeta, grupi më i fuqishëm kriminal në Itali dhe njëra nga më të pasurat në botë. Në një studim të realizuar nga Instituti “Demoskopita” në vitin 2013, është vlerësuar se kjo mafi është më e pasur sesa “Deutsche Bank” dhe “McDonalds”, me qarkullim vjetor prej 53 miliardë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=gL-_JKzWHE8&feature=emb_title

E sipas hetuesve, sekreti i “suksesit” të saj shtrihet thellë në Kalabri. Aty ku shefat rrallë herë braktisin fshatrat e tyre, pavarësisht operacioneve globale që kushtojnë miliona euro. Për t’u mbrojtur, nën shtëpitë e tyre kanë ndërtuar tunele për arratisje.

Malet e parkut nacional Aspromonte në Kalabri

Sipas komandantit Aveni, për t’i arrestuar shefat, janë nevojitur njerëz të trajnuar mirë që janë në gjendje të ngjiten maleve, të zbresin nga lartësi të mëdha dhe kërcejnë nga helikopterët…

“Të mos e përmendim aftësitë që t’i bëjnë ballë të ftohtit dhe të rrinë pa ditë të tëra pa bukë, dhe në çdo moment të ndjekin të dyshuarit e arratisur. Të gjitha këto është dashur të kryhen gjatë natës, kjo për faktin se ne kryejmë punët gjatë natës”, ka shtuar ai.

Kuzhina në shtëpinë bunker nga e cila i arratisuri kishte arritur të ikë në vitin 2004

Gjatë ekspeditave të kryera gjatë natës, Cacciatori janë të pajisur me mitralozë, syze për pamje të kristaltë gjatë natës dhe pajisje tjera për misione të veçanta.

“Në shikim të parë shtëpitë e shefave duken të zakonshme. Asgjë nuk do t’ju shtynte të besoni se brenda tyre ekzistojnë tunele apo bunkerë nëntokësor. Por, pikërisht aty duhet të filloni të kontrolloni çdo pjesë të shtëpisë: muret, shkallët, dyshemetë madje edhe furrat e picave përdoren për t’i fshehur hyrjet në tunele. Kemi gjetur edhe mure që me pajisje elektrike lëviznin dhe qonin në bunkerë. Mjafton të shtypni butonin dhe muri fillon të lëviz. Tunelet nëntokësor janë shumë të ngushtë. Një person mezi arrin të kalojë nëpërmjet tyre, madje shpesh duhet të bëjnë akrobacione për të lëvizur lirshëm. Disa prej tyre janë 300 metra të gjatë dhe shpesh qojnë deri në pusetat e kanalizimeve që lidhnin shtëpitë tjera”, ka shtuar Aveni.

Bunkeri i Fazzalari në parkun nacional Aspromonte ka pasur televizor, sistem për ajër të kondicionuar, kompjuterë dhe armë. Caccaiatori shpesh kanë hasur në kopje të ligjeve italiane në të cilat shpjegohen në detaje dënimet e ashpra sa i përket krimeve të rënda, që shpesh ata i kanë analizuar në rast se vjen deri të kapja e tyre.

Një pjesë e dhomës ku i mban pajisjet njësia Eliportato në barakat në Vibo Valentia

E lista e të arratisurve të Ndrangetes shpesh përditësohet. Bosët e arrestuar zakonisht i zëvendësojnë djemtë e tyre, familjarët apo gratë.

Por jo të gjithë anëtarët e mafisë përdorin bunkerët apo tunelet, disa fshihen nëpër male. Jirolamo Fakineri, 53-vjeç, që u arrestua në mars të vitit të kaluar, kishte vendosur të fshihet në “fortesë” në malet e Çitanovës. Për të arritur në atë vend duhet kaluar lumenj me vetura për terren malore, më pas duhet ecur plotë 40 minuta nëpër shtigje shumë të rrezikshme. Kjo “fortesë” është e kamufluar pasi mbulohet nga vegjetacionet. Fakineri atje kishte jetuar për dy vite, në mal me egërsira.

Por a ia vlenë të ndërtohet një perandori që kushton miliona, dhe më pas të jetohet si minjtë? Sipas hetuesve, kjo mënyrë e të menduarit është ajo që i jep fuqi Ndrangetas.

“Të sakrifikosh dikë për shkak të një familje kriminale ka efekt të dyfishtë. Në njërën anë, bosi i mafisë vdekjen e tij e përdor si kërcënim për kundërshtarët për t’i marrë terren, duke ju dërguar porosi: ‘Jam ende këtu dhe gjithmonë do të jem kryesor’. Në anën tjetër, hetuesve u dërgon porosi: ‘Ende jam këtu, nuk do të më gjeni'”, thotë gjykatësi Nikola Grateri.

E pas një nate të gjatë të operacionit për të arritur deri të Fakineri, Caccaiatori kanë arritur para lindjes së diellit në “fortesën” e tij, derisa ky bos i mafias po shijonte kafenë.

“Kur thyem derën, po qëndronte ulur duke shijuar espreson. Na ka lavdëruar dhe na tha se jemi shumë të aftë pasi kemi arritur ta lokalizojmë”, ka shtuar për The Guardian, anëtari i njësisë që ka marrë pjesë në mision. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori