LAJMI I FUNDIT:

Në Dubai prezantohet makina më e shpejtë në botë, nga 0 në 100 km për vetëm 1.69 sekonda

Në Dubai prezantohet makina më e shpejtë në botë, nga 0 në 100 km për vetëm 1.69 sekonda

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show.

Aspark Owl është makinë tërësisht elektrike, e cila arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km për vetëm 1.69 sekonda, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë la pas rivalët e tij Concept Two dhe Roadsterin nga Tesla, të cilët i duhen 1.85, respektivisht 1.9 sekonda për të arritur shpejtësinë e njëjtë.

Owl furnizohet nga një bateri me jone litiume dhe ka një fuqi prej 2012 kuajsh dhe mbushet për vetëm 80 minuta.

Aspark ka shpejtësi maksimale prej 400 km, duke e bërë atë makinën më të shpejtë në botë. /Telegrafi/