Megjithëse ka pasur prezantim të dobët, për Tesla Cybertruck janë bërë afro 150 mijë porosi
Tesla ka pranuar afro 150 mijë porosi për makinën Cybertruck, ka thënë drejtori i përgjithshëm Elon Musk, megjithëse ka pasur një prezantim të dobët.
Musk ka mbetur i turpëruar në skenë, kur të dy xhamat e makinës së re që mbushet me rrymë janë thyer, megjithëse thuhet se nuk shpohen as nga plumbi, transmeton Telegrafi.
Aksionet e Teslas kanë rënë për 6.1 për qind, shkaku i kësaj ngjarjeje që ndodhi të enjten, si dhe disa vlerësimeve aspak të mira. Dizajni me kënde i makinës pickup është përshëndetur me duartrokitje, por edhe me mjaft habi.
“146k porosi për Cybertruck deri më tani, 42 për qind kërkojnë motor dysh, 41 për qind me tri dhe 17 për qind me një motor”, ka shkruar sot Musk në Twitter.
Sipas tij, kërkesat kanë ardhur, përkundër që “nuk është bërë asnjë reklamë apo miratimi të paguar”. Asnjë datë nuk është dhënë, se kur mund të lansohet Tesla Cybertruck, por nuk pritet të jetë gati para vitit 2021.
Makina me dukje industriale, e ndërtuar nga metali që nuk ndryshket, thuhet se brenda tre sekondave, mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Mercedes do të investojë miliarda euro në fabrikat e veturave elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit