LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ndihmuan Policinë për arrestimin e Naser Osmanajt, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”

Qytetarët ndihmuan Policinë për arrestimin e Naser Osmanajt, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ditë më parë, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka kërkuar ndihmë për arrestimin e një personi, që sipas policisë është Naser ( Zenun) Osmanaj, i cili rëndohet me veprën penale “Mashtrim”.

Por, tek pas po thuajse 24 orë që u publikua lajmi në media, policia ka arrestuar personin në fjalë falë ndihmës së qytetarëve.

“Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 22.11.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Naser ( Zenun) Osmanaj, i cili kërkohej për veprën penale “Mashtrim” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e 7 muaj. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe sot me datë 23.11.2019 rreth orës 00:30 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në QKUK-Prishtinë, në repartin e onkologjisë”, ka thuhet në komunikatë.


Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Naser Osmanajt nga Istogu, i dyshuar për veprën penale 'mashtrim'
Lexo po ashtu Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Naser Osmanajt nga Istogu, i dyshuar për veprën penale 'mashtrim'

Siç thuhet më tej, “Policia menjëherë e ka arrestuar të kërkuarin e lartcekur, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes tek i  njëjti është gjetur arma e tipit CZ 83 ‘Broëing’ dhe dy (2) thika. Arma dhe thikat janë konfiskuar dhe për këtë vepër penale është hapur rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të paautorizuar të armës”

Personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurt”, thotë komunikata.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori