LAJMI I FUNDIT:

Halil Kastrati vjen me një tjetër lajm të madh: Me 28 nëntor, në Prizren lëshohet reparti i spitalit ditor

Halil Kastrati vjen me një tjetër lajm të madh: Me 28 nëntor, në Prizren lëshohet reparti i spitalit ditor

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka thënë se traditën e bujarisë së shqiptarëve duket se po e ndjekin edhe brezat e rinj.

Kastrati, në “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini  ka thënë se është për t’u vlerësuar pasi shumica e donatorëve te shoqata e drejtuar nga ai janë të rinj në moshë.

“Për këto 10 vite sa ka funksionuar shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përpos ndihmave që kanë përfituar familjet është krijuar një unitet mbarë shqiptare në këtë sofër humanitare”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Duke folur për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Kastrati thotë se nuk ka qenë e lehtë të fitohet besimi i njerëzve për të dhënë donacionet te ta.

Ai thotë se transparenca e çdo donacioni që japin donatorët është çelësi i suksesit të shoqatës humanitare që drejton.

Kastrati thotë se shoqata më nuk ka nevojë për të kërkuar donacione pasi donatorët u ofrohen vet atyre.

Humanisti ka thënë se në këtë 28 nëntor pos shtëpive që do të ndërtohen, do të bëhet edhe inaugurimi i repartit të spitalit ditor në Prizren.

Ai thotë se ky lloj i spitalit do të jetë i vetmi në Kosovë.

Një dekadë me “Jetimat e Ballkanit”- lodhje, mundim, por edhe shumë kënaqësi: Halil Kastrati tregon detaje të këtij rrugëtimi
Lexo po ashtu Një dekadë me “Jetimat e Ballkanit”- lodhje, mundim, por edhe shumë kënaqësi: Halil Kastrati tregon detaje të këtij rrugëtimi

“Pacientët që deri më tani për trajtimin e kimioterapisë është dashur të udhëtojnë nga Regjioni i Prizrenit për në Prishtinë. Nga 28 nëntori nuk do të kenë nevojë pasi “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj kanë ndarë gati 100 mijë euro dhe është bërë reparti i spitalit ditorë”, tha Kastrati.

28 Nëntori, vit jubilar për “Jetimat e Ballkanit” - dhurohen 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë
Lexo po ashtu 28 Nëntori, vit jubilar për “Jetimat e Ballkanit” - dhurohen 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit” ka thënë se është duke shkuar mirë shtëpia e pleqve në Therandë dhe sipas tij nga të gjitha parashikimet ajo mund të jetë e gatshme për banim në verën e vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori