GLPS mendon që ka ardhur koha që zyrtarët në të lartë të institucioneve më të ndjeshme të vendit t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Sipas tyre, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e tjerë siç janë ata të policisë, të prokurimit dhe doganave duhet të hyjnë përmes filtrit të vetingut.
Arbëresha Loxha nga kjo organizatë deklaroi se vetingu është e vetmja formë për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë njerëz të cilët kanë të kaluar të dyshimtë, që janë të lidhur me qarqe të korruptuara apo janë të korruptuar direkt dhe nuk janë të mjaftueshëm profesionalë dhe të dëshmuar me vendimet e tyre.
Loxha tha se GLPS konsideron që qeveria e re duhet të ketë prioritet fillestar fillimin e vetingut për sistemin e drejtësisë që duhet të nisë me një konsensus të gjerë politik dhe publik përfshirë partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe faktorin ndërkombëtar që ka për fokus fushën e sundimit të ligjit.
Po ashtu, ajo përmendi rëndësinë që procesi i vetingut duhet të jetë i dizejnuar nga njerëz kompetentë të konsultuara me standarde ndërkombëtare dhe të rajonit dhe që të jetë një proces transparent.
“Procesi i vetingut duhet të jetë transparent dhe të mos adresohet kundër peronave specifikë por kundër dukurisë së abuzimit, mungesës së pavarësisë gjyqësore dhe prokuroriale dhe luftës ndaj përdorimit të pushtetit të drejtësisë. […] GLPS kërkon që procesi i vetingut të përfshijë elementin ndërkombëtarë përmes pjesëmarrjes së personave jo diplomatikë por profesionalë të cilët do të përfshihen në trupa të cilat do ta ushtrojnë vetingun sikur ka ndodhur në rastin e Shqipërisë”, tha ajo.
Loxha u shpreh se procesi i vetingut duhet të realizohet brenda një afati prej katër vitesh dhe në asnjë mënyrë të mos lejohet tejzgjatja siç po ndodhë në Shqipëri.
Ndërsa, Rreze Hoxha nga e njëjta organizatë deklaroi se vetingu në sistemin e drejtësisë duhet të jetë një reformë substanciale e cila do të vazhdojë të ekzistojë si mekanizëm edhe pas përfundimit të saj për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj dhe për ata që raportohen se kanë probleme me ligjin.
Në vlerësimin GLPS, Hoxha tha se vetingu në sistemin e drejtësisë duhet të ketë së paku tre komponentë. Atë të integritetit, komponenti profesional dhe ai i pastërtisë së pasurisë së tyre.
“I pari është komponenti i integritetit përmes së cilit bëhet vlerësimi i të kaluarës së gjyqtarit dhe prokurorit në kuptimin e afërsisë së tij me qarqet që kanë probleme me ligjin, lidhjen e tij/saj me persona që kanë ndikim të kundërligjshëm në sistemin e drejtësisë, korruptimin për administrimin e rasteve të caktuara apo abuzim të paqëllimshëm me pushtetin e drejtësisë. Komponenti i dytë është komponenti profesional përmes së cilëve gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’ju vendosin në filtër një numër reprezentativ i vendimeve gjyqësore dhe prokuroriale dhe do të analizohet nëse ato përbëjnë shkelje të etikës, standardeve profesionale, kanë mungesë njohurish apo shkathtësish që lidhen me profesionin apo demonstrojnë dukshëm të papërgjegjshëm që nuk e arsyeton karakterin e paanshëm dhe të drejtë të detyrë së tyre.
Komponenti i tretë është komponenti i integritetit e pastërtisë së pasurisë së tyre përmes së cilës kontrollohet pasurimi i tyre dhe qarqeve të lidhura me ta në mënyrë që të garantohet që figura e gjyqtarit dhe prokurorit nuk përbëjnë elemente me pasurimin e paligjshëm që është standard esencial i përshtatshmërisë në detyrën që ata e ushtrojnë”, tha Hoxha. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite