LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët grinden në aeroplan, njëri kërkonte ta hapte roletën e dritares – tjetri ta mbyllte

Pasagjerët grinden në aeroplan, njëri kërkonte ta hapte roletën e dritares – tjetri ta mbyllte

Shumica e atyre që udhëtojnë me aeroplan, kanë brengen e vetme që të arrijnë në destinacion të sigurtë dhe pa ndonjë turbulencë gjatë fluturimit.

Megjithatë dy personave që po udhëtonte me aeroplan dhe ishin të ulur pranë njëri-tjetrit, kishin një “problem” tjetër – njëri kërkonte të hapej roleta e dritares pranë krahut të fluturakes, e tjetri të mbyllej, transmeton Telegrafi.


Një video amatore që është publikuar në internet dhe për pak minuta është bërë virale, shfaq dy burra që grinden vazhdimisht rreth roletës së dritares, sa që në një moment detyrohet stjuardesa të ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Megjithatë në një moment njëri prej tyre tregohet më këmbëngulës dhe vendos që ta mbaj lartë roletën duke e mbajtur më dorë. E nga ai moment kanë vërshuar komentet lidhur me videon, ku disa ishin pro idesë që në këtë rast është dashur të vendos stjuardesa. /Telegrafi/