LAJMI I FUNDIT:

Studenti 29-vjeçar serb në gjurmim të rrënjëve shqiptare

Studenti 29-vjeçar serb në gjurmim të rrënjëve shqiptare

I ardhur nga Subotica e Serbisë, për të kërkuar të vërtetën e rrënjëve shqiptare, Tomislav Perusiç ndodhet në Shqipëri për të studiuar gjuhësinë historike.

“Nuk pranohet në Serbi që shqiptarët ishin këtu kur erdhën sllavët. Nuk pranohet ky si fakt. Edhe vetë gjuha na tregon sa gjatë kanë qenë të pranishëm këtu. Ka ndikim nga gjuha latine për shembull, që tregon që ishin këtu gjatë periudhës romake”, shprehet ai.

Tomislav, nënvizon se pavarësisht prirjes së të rinjve për të harruar, ata duhet të kujtojnë dhe pranojnë atë çfarë ka ndodhur.


“Historia e shqiptarëve është me shumë rëndësi për rajonin tonë. Ata që janë në konflikt me shqiptarët duhet ta dinë që këto kanë qenë gjithmonë trojet e shqiptarëve. Këtu jetonin. Nuk mund t’i dëbosh, nuk ke të drejtë, as nuk është njerëzore që të sillesh keq me fqinjët e tu”, thotë i riu nga Serbia.

29-vjeçari mban veshur aksesorë me simbole shqiptare edhe në Serbi.

Ai ndihet keq që shumica e miqve të tij nga Kosova, kanë të paktën një familjar të vrarë nga koha e luftës.

“Gati çdo person që unë njoh në Kosovë, gati çdo shokë ose shoqe ose edhe e dashura ime që është nga Mitrovica, të gjithë e kanë përjetuar luftën. Gati çdo familje që unë njoh atje, ka një familjar që është vrarë ose nuk është gjetur. Serbët nuk e kanë përjetuar luftën ashtu si e kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës. Duke marrë parasysh që rreth 1 milionë janë dëbuar gjatë luftës, 10 mijë janë vrarë, 20 mijë gra janë përdhunuar. Kjo ka shumë rëndësi për mua”, thotë ai për euronews albania.

Në rastin e gjetjes së mundësive të duhura, Tomislav e projekton të ardhmen e tij në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori