LAJMI I FUNDIT:

Angela Merkel do të vizitojë ish-kampet naziste të përqendrimit në Auschwitz

Angela Merkel do të vizitojë ish-kampet naziste të përqendrimit në Auschwitz

Për herë të parë gjatë kancelarisë së saj, Angela Merkel po planifikon të vizitojë ish-kampet naziste të përqendrimit në Auschwitz, sipas një raporti të gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bëjë një vizitë në ish-kampet naziste të përqendrimit në Auschwitz më 6 dhjetor, transmeton Telegrafi.


Merkel ka pranuar një ftesë për të marrë pjesë në 10 vjetorin e themelimit të Fondacionit Auschwitz – Birkenau, thuhet në letër. Fondacioni u krijua në vitin 2009 nga ish-Ministri i Jashtëm polak, Wladyslaw Bartoszewski, vetë një i burgosur i Auschwitz-it.

Auschwitz-Birkenau ishte kampi më i madh i vdekjeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 1.1 milion njerëz u vranë në këtë zonë, shumica e tyre hebrenj. Rreth 80,000 polakë jo-hebrenj dhe 20,000 ushtarë sovjetikë.

Kampi u çlirua nga Ushtria e Kuqe Sovjetike më 27 janar 1945. Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit zhvillohet çdo vit në 27 janar për të shënuar çlirimin.

Merkel do të bëhet kancelarja e tretë gjermane e pas luftës që vizitoi kampin e përqendrimit të mëparshëm, pas ish-kancelarit Helmut Schmidt dhe Helmut Kohl. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori