LAJMI I FUNDIT:

Artisti Ergin Zaloshnja: Ne nuk duhet të futemi në BE, por në Amerikën Latine

Artisti Ergin Zaloshnja: Ne nuk duhet të futemi në BE, por në Amerikën Latine

Fëmijët janë veshur me jelekun portokalli të rezistencës e ajo që duhej të ishte një orë e “Edukimit përmes artit” në Galerinë Kombëtare të Arteve, në sajë të manipulimit të imazhit, kthehet në “Edukim përmes protestës”.

Artisti bashkëkohor, Ergin Zaloshnja, në një kohë, që siç thotë, situata rrezikon të rrëshqasë në Autoritarizëm dhe censurë të fjalës së lirë në Shqipëri, kritikon përmes artit strukturat e pushtetit dhe ndalet edhe në atë që duhet të ishte institucioni më i afërt i artistëve pamorë. Me posterin e 14 të “Sputnik”-ut (fanzinë e pavarur artistike), i përgjigjet arrogancës institucionale të Galerisë Kombëtare të Arteve (GKA) që vendos në mënyrë arbitrare pa pyetur aspak për komunitetin artistik në veçanti.

“Është një vepër e realizuar, por edhe për të treguar se ajo Galeri i përket qytetareve/artistëve që guxojnë të thonë të vërtetën”, thotë Zaloshnja.


Rebelimi i artistit shkon më tej dhe ligjin “shkak-pasojë” të Karmës e aplikon, përmes forcës së imazhit, në katër institucionet përgjegjëse për sagën e banorëve të Unazës; simbolin “X” që shënoi pragun e dyerve të shtëpisë të planifikuara për t’u shembur e paraqet përballë ndërtesës së Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit.

“Simboli ogurzi i kryqit të kuq i kthehet mbrapsht përgjegjësve ose autorëve të megaskandalit”, tregon artisti për veprën “Backfire” të prodhuar nga platforma e pavarur artistike “Debatikcenter”. Në veprat artistike të Zaloshnjës gjejnë vend problematika të forta, ku informacioni, shpesh edhe paralajmërues, qëndron në harmoni me artin. I tillë është edhe fenomeni i “PPP-ve” të famshme (i paraqitur në një nga posterat e tij më të fundit), që siç artisti thotë, tanimë “po i vërtitet edhe UKTsë”. Sigurisht që, vigjilent ndaj çështjeve me ndjeshmëri të lartë, Zaloshnja nuk qëndron indiferent as ndaj refuzimit të negociatave.

Ai ripropozon një foto të shkrepur kohë më parë, që pasqyron një betoniere të pikturuar me yjet e ngjyrat e flamurit evropian në aksion.

“Betoniere që shërbejnë edhe si lavatriçja më perfekte për të pastruar paratë e krimit dhe mafias të lidhur me politikën”, shprehet artisti.

Zaloshnja ndalet gjithashtu edhe te zemërimi i shfaqur ndaj “Jo-së” së Macron-it dhe Francës, në lidhje me hapjen e negociatave, duke thënë se: “Askush në Evropë, botë apo në sistemin tonë diellor nuk na ka për borxh mosndërtimin e shtetit të së drejtës!”…

“Në fakt, po ta mendosh, ne nuk duhet të futemi në Bashkimin Evropian, por në Amerikën Latine! Ngjasojmë më shumë me një ‘shtet bananeje’, sesa me vlerat që mbart kontinenti Evropian”, thotë ai. /Anila Dedaj/Panorama/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
NJË PYETJE

NJË PYETJE

Poezi

"Koha e kometës" dhe "Heshtja e Lornës" në Selanik

Kultura
Kalo në kategori