LAJMI I FUNDIT:

Skandal në ushtrinë kroate: Pilotët transportojnë kontrabandues armësh me helikopter, duke i maskuar

Skandal në ushtrinë kroate: Pilotët transportojnë kontrabandues armësh me helikopter, duke i maskuar

Një skandal ka shpërthyer në ushtrinë kroate pasi tre pilotë të Forcave Ajrore të Kroacisë nga një bazë ushtarake në Zemunik janë nën hetim nga policia civile dhe ushtarake.

Sipas Dnevnik.hr, përcjell Telegrafi, pilotët dyshohet se kanë transportuar kontrabandistët me armë, me helikopter ushtarak.


Kështu, siç thuhet tutje, ata kaluan nëpër kontrolle së bashku, dhe me siguri askush nuk ua kërkoi dokumentet.

Po sipas Index.hr, kontrabandistët u transportuan me armët e tyre ndërsa pilotët ishin në detyrë si pjesë e detyrave të tyre të planifikuara ushtarake – dhe të gjitha këto ndodhën dy muaj më parë.

Për më tepër, thuhet tutje, kontrabandistët ishin të maskuar dhe hynë në një uniformë të pilotit ushtarak në një bazë ushtarake dhe më pas një helikopter.

Burri i dyshuar theksohet se ishte i njohur më parë për policinë.

Si rezultat, policia ka kontrolluar shtëpitë e tre pilotëve të dyshuar për transportimin e kontrabandistëve dhe gjetën sasi të madhe të municionit dhe hetuesit dyshojnë se kishte për qëllim tregun e zi.

Sipas autoriteteve, të tre pilotët ishin instruktorë me përvojë fluturimi.

“Ata u larguan nga Shërbimi i Fluturimit dhe iu mohuan disa të drejta materiale në lidhje me lejimin e fluturimit”, ka thënë gjeneral brigade Mato Mikic, komandant i Forcave Ajrore Kroate.

“Ky është një rast i izoluar, kjo nuk ka ndodhur deri më tani në Forcën Ajrore Kroate. Ne do të vazhdojmë të marrim masa për të parandaluar raste të tilla”, ka thënë tutje Mikic për Nova TV. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori