LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet e luftës në hapësirë: NATO forcon fuqinë e mbrojtjes pasi Rusia dhe Kina po “krijojnë një fushë të re beteje”

Kërcënimet e luftës në hapësirë: NATO forcon fuqinë e mbrojtjes pasi Rusia dhe Kina po “krijojnë një fushë të re beteje”

Shefat e NATO-s planifikojnë të forcojnë aftësitë ushtarake në hapësirë, duke treguar se grupi është akoma i gatshëm për epokën moderne mes një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina.

Blloku i sigurisë prej 29 anëtarësh do të nisë aftësitë e reja për të krijuar një mburojë kundër raketave ruse dhe kineze me performancë të lartë që mund të godasin Evropën brenda disa minutave pas lëshimit, shkruan express.co.uk, transmeton Telegrafi.

Aleanca transatlantike nuk do të dërgojë menjëherë armë në hapësirë, por do të sigurojë që sistemet, duke përfshirë laserët, janë të aftë të rrëzojnë raketat e armikut dhe mbrojtjen ajrore dhe të shkatërrojnë satelitët.


Puna fillestare mbi forcën e re hapësinore të NATO-s do të përqendrohet në mbrojtjen e satelitëve të rëndësishëm për komunikimet moderne.

Kështu, politika e re do ta bëjë Aleancën të jetë gati për betejë në tokë, ajër, det, dhe rrjete kompjuterike dhe hapësirë.

Do të vijë gjithashtu si një fitore e madhe për Donald Trump, i cili më parë e ka quajtur NATO-n “të vjetëruar”.

Gjenerali John W Raymond, kreu i Komandës Hapësinore të SHBA-së, u ka kërkuar aleatëve, pra NATO-s që menjëherë të militarizojnë hapësirën.

NATO gjithashtu është vënë nën presion javët e fundit pasi Emmanuel Macron i Francës tha se aleanca po vuante nga “vdekja e trurit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori