Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se bota po ndryshon, ndërkaq Kosova e mbërthyer në kriza të brendshme, për shkak të një klase politike të papërgjegjshme, as nuk po çon kokën t’i shoh këto ndryshime dhe të përfitojë e të punojë në zgjidhjen e problemeve të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se ” Bota po kalon në një periudhë kur ka lëvizje nga pozicionet e politikave tradicionale, të cilat nuk janë të momentit, siç mundohet dikush t’i interpretojë, por shumë më strukturore. Në vend se të shfrytëzohet ky moment për t’i zgjidhur problemet me Serbinë e të shfrytëzohet interesimi amerikan por edhe ai evropian për të arritur marrëveshje me Serbinë, që përmes ripërcaktimit të kufijve do të hapte mundësitë që Kosova të shndërrohej në një shtet me sovranitet të plotë e integrim në organizatat kryesore botërore, dalje nga izolimi e madje edhe mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë, ne po sillemi si të vetëmjaftueshëm, duke rrezikuar të lëshojmë këtë moment nga duart e të futemi në një qorrsokak të status-quos”.
Postimi i plotë:
Bota rreth nesh po ndryshon, po ne a po e kuptojmë?
Në nivelin global dhe atë rajonal, së paku prej krizës së vitit 2008, kemi lëvizje të rëndësishme gjeo-strategjike. Këto si kurrë më parë janë ndjerë këto vitet e fundit e sidomos këtë vit. SHBA-të kanë ndryshuar disa prej politikave të tyre në Lindjen e Mesme dhe në Azi (njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, njohja e ndërtimeve të vendbanimeve të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, vendimi për tërheqjen e trupave nga Siria, përpjekjet për një marrëveshje me talibanët në Afganistan, me Korenë e Veriut si dhe acarimi me Iranin). Në anën tjetër, Evropa vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale dhe identiteti. Leximi me kujdes i intervistës së Makronit për The Economist sqaron se veprimet e Francës në kuadër të BE-së sa i përket rajonit tonë (përfshirë këtu edhe dokumentin pesë faqes non-paper për kushtet e reja që duhet të vlejnë për anëtarësim në BE) nuk janë të rastësishme, por pjesë e një përpjekjeje për të ripozicionuar krejtësisht projektin evropian në raport me SHBA-të, Rusinë, e Kinën e duke i dhënë përparësi projektit politik, ushtarak e teknologjik, duke mos e lënë idenë BE-së të vërtitet vetëm rreth tregut të përbashkët si vlerë supreme. Njëkohësisht, kemi ngritjen e së djathtës ekstreme në Evropë e cila po i fuqizon pozitat dhe po dëmton partitë tradicionale të moderuara, si dhe procesin e Brexit-it që po lë dhe do të lë vragë në projektin evropian. Kina po forcohet, Rusia po rikthehet fuqishëm në arenën ndërkombëtare si lojtar me ndikim, duke pasur dorë të fuqishme si aktor edhe në rajonin tonë. Ndërsa ku po mbetemi ne? Kosova e mbërthyer në kriza të brendshme, për shkak të një klase politike të papërgjegjshme, as nuk po çon kokën t’i shoh këto ndryshime dhe të përfitojë e të punojë në zgjidhjen e problemeve të saj. Bota po kalon në një periudhë kur ka lëvizje nga pozicionet e politikave tradicionale, të cilat nuk janë të momentit, siç mundohet dikush t’i interpretojë, por shumë më strukturore. Në vend se të shfrytëzohet ky moment për t’i zgjidhur problemet me Serbinë e të shfrytëzohet interesimi amerikan por edhe ai evropian për të arritur marrëveshje me Serbinë, që përmes ripërcaktimit të kufijve do të hapte mundësitë që Kosova të shndërrohej në një shtet me sovranitet të plotë e integrim në organizatat kryesore botërore, dalje nga izolimi e madje edhe mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë, ne po sillemi si të vetëmjaftueshëm, duke rrezikuar të lëshojmë këtë moment nga duart e të futemi në një qorrsokak të status-quos. Mosshfrytëzimi i kësaj situate do ta rrezikojë Kosovën me një destabilitet afatgjatë me mundësi shndërrimi në një shtet e shoqëri të izoluar e në konflikt të vazhdueshëm të brendshëm e të jashtëm. Në këtë rast, çmimi që do paguanim si shoqëri për mirëqenien, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit e qeverisjen e mirë do të ishte shumë i lartë. Sot, kur bota po i kthehet asaj që presidenti Makron e quan “gramatika e fuqisë dhe sovranitetit”, ne vazhdojmë të mbesim peng i Pakos së Ahtisaarit, mentalitetit feudal të udhëhequr nga ideja absurde e kosovacentrizmit, copëzimit tonë kombëtar në kohën kur vetëm si shqiptar mund t’i bëjmë ballë sfidave të tjera identitare, luftimit të idesë së bashkimit kombëtar në momentin kur ky edhe mund të realizohet dhe është i vetmi projekt që mbron sigurinë tonë, mirëqenien, balancën e raporteve të forcave në rajon dhe mund t’i jap shtysë një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. Ende kemi kohë. Ende kemi kohë përderisa SHBA-të vazhdojnë të pohojnë se një marrëveshje Kosovë-Serbi është interes strategjik i saj si dhe përderisa edhe shtetet kryesore evropiane janë të vetëdijshme për nevojën që përmes një marrëveshjeje Kosovë-Serbi të zbehet ndikimi rus në Ballkan. Por, me këtë sjellje tonë, mund të paguajmë çmim më të lartë sesa do të paguanim nëse do të ishim në krye të detyrës, t’i kuptonim drejt rrethanat ndërkombëtare dhe t’i vendosnim interesat Kosovës dhe të kombit mbi ato personale, ekonomike, klanore, provinciale, e partiake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë