LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk është koha për zgjedhje të reja, duhet të implementohet rezultati i tanishëm

Haradinaj: Nuk është koha për zgjedhje të reja, duhet të implementohet rezultati i tanishëm
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të sërishme në Kosovë.

Ai ka thënë se duhet të implementohet rezultati i tanishëm.

“Zgjedhjet kanë qenë më të mirat të mundshme. Ne duhet të bëjmë reformë zgjedhore, t’i shkurtojmë këto kohë të ankesave. Lidhur me atë se cila parti hyn në parlament është vendim i votuesve. Aleanca është në opozitë. Nuk kemi bërë ankesë, as s’kemi kërkuar stërzgjatje të këtij procesi.


Është herët të flitet për zgjedhje të reja, duhet të rrimë në pozicionin e implementimit të rezultatit zgjedhor. Nuk ka kuptim të flitet për zgjedhje tash. Nuk është një ushtrim i thjeshtë dhe i lehtë. Duhet të jemi të respektueshëm të asaj që ka vendosur sovrani”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe këto ditë është folur në media për mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje, në rast se LVV e LDK nuk e pranojnë në qeverisje Nismën,në rast se kjo e fundit ia del ta kaloi pragun zgjedhor pas rinumërimit të 1407 vendvotimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori