Romancierja kanadeze Margaret Atwood, që ka marrë etiketën e feministes për temat që ka trajtuar në veprat e saj, ka thënë se feminizmi nuk duhet të supozojë se gratë kanë gjithmonë të drejtë, pavarësisht kontekstit, transmeton Telegrafi.
Sipas saj, një grup i feministeve mendojnë se gratë gjithmonë janë “më të mira” se meshkujt. Gjatë një interviste, ajo pyetët për këtë dhe nëse është mërzitur nga pyetjet nëse vepra e saj, “Rrëfenja e shërbëtores”, është libër feminist,
“Nuk mërzitem për këtë, por duhet të kuptojmë se është bërë një nga ato çështjet që mund të nënkupton gjëra tjera”, përgjigjet ajo. “Siç e them zakonisht: ‘Më trego çfarë nënkupton me atë fjalë dhe pastaj mund të bisedojmë’. Nëse njerëzit nuk më tregojnë se çka mendojnë, atëherë nuk kanë ide se për çfarë po flasim. Pra, a i nënkuptojmë të drejtat ligjore? A janë gratë më të mira se meshkujt? A duhet të gjithë meshkujt të hidhen nga shkëmbi? Çka mendojmë? Sepse, të gjitha këto fjalë kanë kuptime të ndryshime”.
Në kohën e demonstratave kundër Presidentit Trump, ajo u shndërrua në ikonë të lëvizjes së grave. Por, kur e pyetën nëse e konsideron veten të tillë, ajo përgjigjet: “Çfarë do të thotë kjo? Nëse të jesh feministe do të thotë që gratë janë qenie njerëzore, atëherë po unë jam feministe. Nëse kjo fjalë do të thotë se gratë janë engjëj, një lloj perfeksioni, jo, të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë”.
Në një shkrim ajo madje ka thënë se cilësohet “Feministe e keqe”. Aty ndër të tjera ka shkruar: “Gratë janë qenie njerëzore, me gjithë gamën e sjelljeve të shenjta dhe demonike që ajo përfshin, përfshirë ato kriminale. Ato nuk janë engjëj e të paafta për të bërë keq. Po të ishin engjëj, nuk do të na duhej sistemi ligjor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze