LAJMI I FUNDIT:

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë regjistruar 250 mijë dënime

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë regjistruar 250 mijë dënime

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Prishtinë, me qëllim që të diskutohen zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale (NCCRS).

Me këtë rast u bë e ditur se regjistrimi i dënimeve penale në sistemin qendror të evidencës penale ka arritur numrin në 250 mijë dënime të regjistruara.

Skënder Çoçaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se numri i regjistrimit ka arritur në 250 mijë dhe sipas tij kjo është një arritje e madhe.


“Ky numër ka arritur në 250 mijë dënime të regjistruara, kjo është një arritje shumë e madhe dhe tejet inkurajuese. Gjykata Themelore është shembull. Regjistrimi i të dhënave do të lehtësojë punën edhe për qytetarët”, tha ai.

Riccardo Serri, zëvendësshef i Zyrës së BE, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për punën e gjyqësorit.

“Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm për ne dhe rrugën drejt BE-së. Ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe është baza për të bërë diçka. Ky projekt që e kemi mbështetur iu mundëson qytetarëve që të marrin shërbime më lehtë”, tha ai.

Afërdita Bytyçi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha se nga ky projekt më së shumti do të përfitojnë qytetarët e vendit.

“Ky projekt do të jetë i dobishëm për vendin tonë. Deri me tani janë regjistruar 90 përqind e lëndëve. Sistemi do të gjenerojë të dhënat prej vitit 1999. Me këtë evidencë do të eliminojë çdo dilemë për të kaluarën e cdo qytetari”, tha ajo./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori