LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Ushtarëve: Mirënjohës për rritjen e pagave, por na jepni edhe uniforma dhe çizme

Sindikata e Ushtarëve: Mirënjohës për rritjen e pagave, por na jepni edhe uniforma dhe çizme

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesional të Maqedonisë (SPUPM) ka dërguar lëvdata për Ministrinë e Mbrojtjes për rritjen e pagave në Armatë, për zgjidhjen e çështjes banesore dhe zgjidhjen e punësimit të gjeneratës së 74-të të Armatës në policinë e burgjeve.

Por, ata paralajmëruan edhe protestë nëse nuk gjendet zgjidhje për gjeneratën e 75-të të ushtarëve, të cilët janë 45 vjeç, me kërkesë që të dërgohen në Policinë Kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjatë vitit 2017 SPUSM me Qeverinë u dakordua që gjenerata e 75-të në Armatë të dërgohen në Policinë Kufitare. Meqenëse kjo nuk është realizuar, ndërsa afati afrohet, SPUSM më 23 nëntor të shtunën me pjesëtarët e Armatës do të protestojë para Qeverisë që ta përkujtojë marrëveshjen”, theksoi kryetari i Sindikatës, Adnan Aliti.

Nga Sindikata kërkuan edhe zgjidhje përfundimtare për problemin me uniformat, sepse siç theksoi Aliti, ushtarët tashmë tre vjet janë me uniforma të huazuara, por pa çizme.

Ai apeloi tek ministria që të rritet edhe mëditja, e cila sipas tij, është 610 denarë për 20 vjet me radhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori