LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen nëntë dhoma të dializës në spitalin e Strugës

Mbyllen nëntë dhoma të dializës në spitalin e Strugës

Nëntë dhoma në spitalin e dializës në Strugë, aty ku pikon çatia janë mbyllur dhe pacientët transferohen në dhoma të tjera. Deri më tani nuk ka ndonjë lajm për rindërtim, përkundër faktit se kontrata me kompaninë kontraktuese, që duhet të kryejë punimet e ndërtimit ishte nënshkruar në 14 tetor të këtij viti.

Afati i mbarimit të punës është 120 ditë, por dimri po vjen dhe reshjet e shpeshta të shiut sjellin probleme. Kompetentët e spitalit nuk e dinë se ku ngec puna. Thonë se do ta kufizojnë qëndrimin e pacientëve për rehabilitim në vetëm një muaj, për shkak të situatës aktuale.


“Ata janë më kritikët dhe për këtë arsye janë larguar pacientët, por pikon edhe diku tjetër varet nga intensiteti i shiut. Kështu që shpresoj që rindërtimi do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Aleksandar Poposki, drejtor.

Në fillim të shtatorit kur u shfaqën problemet e para me çatinë, pacientët qëndruan në korridoret e spitalit. Një muaj më parë, ministri i shëndetësisë njofto, se rindërtimi do të fillojë së shpejti, por deri tani asgjë. Pacientët gjithashtu reagojnë.

Ky spital është ndërtuar në vitin 1984 dhe trajton pacientët me sëmundje në veshkë, nga e gjithë Maqedonia, por edhe nga Shqipëria fqinje./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori