Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetë e tetë (98) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin“.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së premte ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin “. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mecinoviq: Shumica duhet të votojë për kryetar të ri të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së
Verma thotë se Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025