LAJMI I FUNDIT:

Rreth 100 persona nga Kosova, gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, 40 prej tyre si luftëtarë të ISIS-it

Rreth 100 persona nga Kosova, gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, 40 prej tyre si luftëtarë të ISIS-it

Ndonëse disa muaj më parë, shteti i Kosovës kishte kthyer mbi 110 persona nga zonat e konfliktit në Siri, një numër i madh i kosovarëve ende gjenden atje.

Rreth 100 persona nga Kosova, aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.

Prej tyre mbi 40 persona qëndrojnë si luftëtarë të ISIS-it dhe AL-NUSRA.


Kështu kanë bërë të ditur, zyrtarë nga Policia e Kosovës.

“Bazuar në të dhënat që posedon Drejtoria Kundër Terrorizmit, aktualisht në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak gjinden rreth 100 persona nga Kosova, ose të lindur në zonën e konfliktit së paku nga njëri prind kosovar, ndërsa prej tyre mbi 40 persona konsiderohen si luftëtar të ISIS dhe AL-NUSRA”.

Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë , ka thënë se burrat që kanë qenë luftëtarë të huaj e që janë rikthyer në Kosovë, janë duke u gjykuar dhe për momentin janë në burg.

E kjo për shkak se është vlerësuar se ata përmbajnë nivel të lartë të rrezikshmërisë.

“Gratë edhe ato janë duke ju nënshtruar procedurave gjyqësore për shkak të pjesëmarrjes së tyre udhëtimit të tyre në Siri dhe Irak dhe për momentin janë në arrest shtëpiak. Ndërsa fëmijët janë rikthyer te familjet e tyre ose me nënat e tyre te familje e tyre ku kanë qenë në të kaluarën. Përputhje me moshën që fëmijët e kanë janë duke vazhduar qoftë çerdhe, qoftë duke vazhduar edukimin shkollor apo në raste të caktume edhe edukimi i nivelit të mesëm”, thotë Skender Pertreshi nga QKSS, për Express.

Perteshi, thekson se ri integrimi dhe rehabilitimi i këtyre personave të kthyer është një sfidë për institucionet e Kosovës.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur në të kaluarën që shqiptarët të udhëtojnë për me luftu me një vend tjetër për kauzë fetare, është hera parë dhe ri integrimi dhe rehabilitimi i tyre kërkon mobilizim gjithë institucional dhe shoqëror. Kërkon edhe shkathtësi dhe njohuri se është një problem shumë kompleks dhe duhet institucionet me u angazhu për rehabilitimin dhe ri integrimin e tyre komplet në shoqëri”.

Në prill të këtij viti nga Siria në Kosovë janë kthyer 110 persona, prej tyre 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori