LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb i Shëndetësisë: Vuçiq ishte në rrezik për jetë

Ministri serb i Shëndetësisë: Vuçiq ishte në rrezik për jetë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si pasojë e problemeve kardiake, të premten e kishte jetën në rrezik, kur u shtri në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, siç raporton ‘Tanjugu’ tha se presidenti serb ka probleme të vogla kronike të zemrës, por se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të premten, kur ai vendosi t’i drejtohet VMA-së.


“Pas pranimit në VMA është konstatuar se jeta e presidentit të Serbisë ishte e rrezikuar. Në atë institucion shëndetësor, ekipet mjekësore menjëherë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për të të sanuar gjendjen e tij të rëndë. Pas terapisë së marrë gjendja e Presidentit Vuçiq është përmirësuar”, ka thënë Lonçar, përcjell Telegrafi.

Probleme me zemër, Vuçiq shtrihet në spital
Lexo po ashtu Probleme me zemër, Vuçiq shtrihet në spital

Sipas tij, ekipet e ekspertëve mjekësore të VMA i kanë rekomanduar presidentit të Serbisë të zvogëlojë aktivitetet e tij të rregullta në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të shërohet plotësisht nga gjendja e përkeqësuar shëndetësore, të cilën e kishte të premten.

Ministri serb i Shëndetësisë ka falënderuar ekipet mjekësore të VMA-së, të cilat, sipas tij, “edhe një herë kanë demonstruar ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori