LAJMI I FUNDIT:

Zbuloi punët e “pista” të gruas në bankë, ajo e dërgoi në psikiatri – aty gjermani i kaloi 7 vite, tani është dëmshpërblyer me 600 mijë euro

Zbuloi punët e “pista” të gruas në bankë, ajo e dërgoi në psikiatri – aty gjermani i kaloi 7 vite, tani është dëmshpërblyer me 600 mijë euro

Gjermani Gustl Mollath, i cili padrejtësisht dhe pa vullnetin e tij i kaloi shtatë vite në psikiatri, është dëmshpërblyer nga rajoni gjerman i Bavarisë, me një shumë të majme prej 600 mijë euro, ka njoftuar sot gjykata në Mynhen.

Ky dëmshpërblim është si rezultat i një beteje të gjatë ligjore mes Gustl Mollath, që sot i ka 63 vjet dhe rajonit të Bavarisë, transmeton Telegrafi.

Mollath fillimisht kishte kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 1,8 milionë euro plus para tjera shtesë për pasojat shëndetësore gjatë qëndrimit në psikiatri, por Bavaria ia ka paguar 70 mijë euro, duke konsideruar se mjaftojnë.


Por, shuma e majme e parave është si rezultat i vendimit të marrë nga gjykata pas betejës së gjatë të zhvilluar që nga marsi i këtij viti.

Bëhet fjalë për një nga skandalet më të mëdha në historinë e Bavarisë. Mollath qysh në vitin 2006 kishte filluar procedurat ligjore kundër ish-gruas, por me vendim të gjykatës së Nirnberg-Firtit ai është urdhëruar të dërgohet në klinikën psikiatrike nën dyshimin se është paranoik.

Gjatë periudhës kur raportet bashkëshortore ishin në nivelin më të ultë, Mollath kishte akuzuar gruan që si këshilltare e klientëve në një bankë kishte marrë pjesë në transferimin e parave të “pista” në Zvicër. Aty menjëherë ajo kishte reaguar duke arritur të sigurojë një dokument me të cilin e kërcënonte partnerin, se do ta “ngujon” në psikiatri.

Megjithatë Mollath u lirua në vitin 2013, pas 2,747 ditëve qëndrim në psikiatri. Aty u konstatua se pretendimet ndaj gruas së tij nuk ishin si rezultat i paranojës, por të vërteta.

Mollath në fillim të seancave ka deklaruar se nuk po mund t’i harrojë ditët që i ka kaluar në psikiatri. Madje pretendonte se punonjësit e klinikës për vite tëra e kishin zgjuar nga gjumi në mes të natës, pothuajse çdo mbrëmje.

“Shtatë vite e gjysmë nuk kam fjetur si duhet. Çdo natë zgjohem i djersitur nga traumat”, ka shtuar ai në gjykatë.

Ndërkaq ish-gruaja e tij Petra Mollath ka ndërruar jetë në vitin 2007. E që nga dalja nga psikiatria, Mollath thotë se nuk po mund të gjej një punë të qëndrueshme si dhe apartament për ta vazhduar jetën i qetë.  Vazhdimisht i kalon netët tek miqtë që në mënyrë vullnetare e ftojnë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nZD9oJLvDco&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori