LAJMI I FUNDIT:

QKUK dhe spitalet regjionale furnizohen me pajisje mjekësore me vlerë 800 mijë euro

QKUK dhe spitalet regjionale furnizohen me pajisje mjekësore me vlerë 800 mijë euro

Të gjitha sallat operative të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve regjionale janë duke u pajisur me tavolina dhe llamba operative, vlera të cilave është rreth 800 mijë euro.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu tha se tashmë kontingjentet me këto pajisje operative kanë arritur dhe se të gjitha sallat do të pajisjen me llamba dhe tavolina operative.


Sipas tij, këto pajisje kanë qenë shumë të nevojshme me qëllim të modernizimit të sallave operative.

“Jemi në zbrazje të pajisjeve për sallat operative ku nënkupton tavolina operative me llamba operative që mund të themi se janë pjesa kryesore e sallave operative. Mund të them se kjo është vetëm një prej furnizimi, sepse janë diku furnizim për të gjitha sallat kirurgjike në spitale regjionale vetëm ka filluar liferimi dhe montimi i tyre. Njëkohësisht edhe nëpër sallat e Qendrës Klinike Universitare, ku vlera e përafërsisht është rreth 800 mijë euro dhe kjo është një prej pjesëve të furnizimit me pajisje mjekësore, kushteve të mira dhe modernizim të sallave operative që ka qenë mjaftë i nevojshëm”, tha ai.

Sejdiu theksoi se përmes furnizimit me pajisje mjekësore moderne po punohen në ofrim të shërbimeve sa më cilësore.

“Të gjitha klinikat janë duke u furnizuar në vazhdimësi me pajisje mjekësore dhe këto do të ndikojnë gjithsesi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sa më cilësore të jenë ato, sepse mjekët, gjithsesi kemi mjaft ekspertë në QKUK, por kur të ofrosh kushte të mira dhe pajisje moderne, atëherë dihet që rritet edhe performanca dhe niveli i shërbimeve shëndetësore”, theksoi Sejdiu. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori