LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi francez më 21 nëntor do të diskutojë për Protokollin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi francez më 21 nëntor do të diskutojë për Protokollin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Francës më 21 nëntor do të diskutojë dhe me siguri edhe do ta miratojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Propozim-ligji i Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, me të cilin ratifikohet Protokolli i hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, tashmë u miratua nga Senati në Paris më 17 tetor. Pas diskutimeve në komisione, ligji i propozuar do të gjendet në seancë kuvendare më 21 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetimin e propozimit, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme thotë se Maqedonia e Veriut do të përforcojë sigurinë në rajon dhe aleancën në përgjithësi.


Pas ratifikimit të Protokollit nga Franca, do të mbesë që ky Protokoll të miratohet edhe në Kuvendin e Spanjës, që pritet të ndodhë në muajin janar me çka përfundon ratifikimi te të gjitha vendet anëtare të NATO-s./Telegrafi/