LAJMI I FUNDIT:

Facebook lanson Facebook Pay, për të bërë pagesa lehtësisht në këtë platformë

Facebook lanson Facebook Pay, për të bërë pagesa lehtësisht në këtë platformë

Facebook ka lansuar Facebook Pay, një metodë e re pagese që mund të përdoret në të gjithë ekosistemin e aplikacioneve dhe shërbimeve të ofruara nga dhe brenda Facebook. 


Qëllimi i Facebook Pay është të unifikojë përvojën e pagesës nëpër shërbime të ndryshme, të tilla si blerja e sendeve nga dyqanet, dhurimi i parave për bamirësi dhe dërgimi i parave për miqtë.

Facebook Pay e lehtëson kryerjen e pagesave duke shtuar mënyrën tuaj të preferuar të pagesës në Facebook Pay, duke e zgjedhur atë si një mundësi pagese kudo që e shihni të përshtatshme. 

Facebook Pay gjithashtu ju lejon të shihni historinë e pagesës tuaj dhe mund të merrni mbështetjen e klientit në kohë reale, megjithëse kjo do të jetë e disponueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara në fillim. /Telegrafi/