LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë dhe rastet “Trajektorja” dhe “Transportuesi”

Seanca gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë dhe rastet “Trajektorja” dhe “Transportuesi”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për rastet “Llaskarcë”, “Trajektorja” dhe “Transportuesi”.

Gjykimi për aksidentin e autobusit që ka ndodhur më 13 shkurt të këtij viti te fshati Llaskarcë ku jetën humbën 16 persona, ndërsa 37 kanë qenë rëndë të lënduar, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rastin “Llaskarca” e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska. Ndërsa, përfaqësues i aktakuzës është prokurori Darko Jakimovski, nga Prokuroria e Shkupit.


Për këtë aksident të akuzuar janë gjashtë persona.

I akuzuar i parë është pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, vijon përgjegjësi i transportit Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit të aksidentuar Manoill Trifunovski. Këta të tre akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Nga ana tjetër të akuzuarit e mbetur Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të punësuar në stacionin për kontroll teknik, ngarkohen për veprën penale “bashkëveprim në të njëjtin akt”.

Gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” gjendet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Seancë gjyqësore sot është caktuar edhe për lëndën “Transportuesi”, në të cilën ish-kryetari i Manastirit Vladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka ishin përvetësuar 360.000 euro.

Lënda gjendet në procedurën dëshmuese dhe atë e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Trajçe Pelivanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori