LAJMI I FUNDIT:

Gana konfirmon tërheqjen e njohjes së Kosovës

Gana konfirmon tërheqjen e njohjes së Kosovës

Gana ka revokuar njohjen e saj, siç thotë, “të nxituar” të Kosovës – një veprim i mbështetur nga Serbia, e cila kundërshton shtetësinë për Kosovën.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve AFP, duke u thirrur në një deklaratë të zëvendësministrit të jashtëm të këtij vendi.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur”, ka thënë për AFP, zëvendësministri i Jashtëm Charles Owiredu.


Siç ka shtuar ai, arsyet i janë komunikuar Serbisë, përmes një letre, përcjell Telegrafi.

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, citohet të jetë thënë në letër, për njohjen e saj në 2012.

“Gana ka marrë parasysh dialogun në vazhdim midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si një entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin e vazhdueshëm për të sjellë deri te përfundimi i çështjes”, citohet të jetë thënë tutje.

MPJ reagon për tërheqjen e njohjes nga Gana: Propagandë e ndyrë nga Ivica Daçiq
Lexo po ashtu MPJ reagon për tërheqjen e njohjes nga Gana: Propagandë e ndyrë nga Ivica Daçiq

Sipas AFP-së, njoftimi mund të pengojë rifillimin e një dialogu të gjatë midis Beogradit dhe Prishtinës, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE), i cili është ngrirë për më shumë se një vit.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 në atë që vlerësohet si “kapitulli i fundit i shpërthimit të gjatë dhe të përgjakshëm të Jugosllavisë”.

Siç komenton tutje AFP, Kosova njihet nga shumica e Perëndimit, por i duhet që Serbia – dhe aleatët e Beogradit Rusia dhe Kina – që të pranojnë shtetësinë e saj për të marrë një vend në OKB.

Një lajm i tillë fillimisht ishte dhënë nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas të cilit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të MPJ-së, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë gjatë ditës se ky është një tjetër lajm i rrejshëm.

Zyberaj ka thënë se kjo është një propagandë e vazhdueshme dhe e ndyrë nga Ivica Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori