LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit shpalos problemet e bizneseve me bankat komerciale

Oda e Afarizmit shpalos problemet e bizneseve me bankat komerciale

Oda e Afarizmit të Kosovës sot organizon konferencë për media për të shprehur problemet e bizneseve me bankat komerciale në Kosovë.

Vetëm pak ditë më parë, zyrtarë të OAK shprehën shqetësimin për rritjen e tarifave nga bankat komerciale.

Në një takim që kishin me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, përfaqësuesit e OAK thanë se kamata prej 5% për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomatëve, numrit të degëve të bankave, provizionet e POS-ëve dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave “cash” në ATM, janë vetëm disa nga çështjet që shqetësojnë bizneset.


Megjithatë, për detaje të tjera rreth problemeve që kanë bizneset me bankat komerciale do të mësohet në këtë konferencë që do të mbahet prej orës 11:00 në zyrat e OAK.