LAJMI I FUNDIT:

Si të jemi të lumtur, pesë sekrete të vogla nga Bill Gates

Si të jemi të lumtur, pesë sekrete të vogla nga Bill Gates

Të gjithë jemi në kërkim të lumturisë! Të gjithë do të donim të jetonim paqësisht dhe qetësisht! Të gjithë do të donim të kishim një jetë plot gëzim. Por shpesh nuk është e lehtë

Sot, do të ndajmë me ju pesë sekrete lumturie nga njeriu i dytë më i pasur në botë, Bill Gates.

Ai u pyet gjatë një daljeje të fundit publike nëse bënte një jetë të lumtur dhe cilat ishin gjërat që e bënin atë vërtetë të lumtur.


Për një miliarder si ai që ka gjithçka në jetë, duket se ekzistojnë disa sekrete të vogla që e bëjnë jetën tonë më të lumtur dhe më të plotësuar. Këtu janë pesë më kryesoret prej tyre!

Flisni me veten tuaj për të ardhmen

Dhe mos mendoni gjithmonë për veten tuaj vetëm gjatë 20 viteve të para të jetës. Ne të gjithë dialogojmë me 20 vjeçarin që është tek ne, në çdo moshë. Shikojeni me prioritet të ardhmen tuaj në çdo kohë dhe moshë.

Ndiqni qëllimet tuaja

Ndiqni angazhimet që keni vendosur për veten, përpiquni të arrini qëllimet tuaja, bëni që gjërat që dëshironi të ndodhin. Askush nuk ka kontroll mbi gjithçka, por të paktën duhet të provojmë, shkruan Class.

Të qenit vetëmohues

Duke qenë altruist, duke ndihmuar të tjerët, duke bërë bamirësi, duke qenë mbështetës, kjo mund të na bëjë të lumtur çdo ditë të jetës sonë. Është e mirë edhe për shëndetin tuaj. Dhe mirënjohja na bën edhe më të lumtur.

Bëni më shumë stërvitje

Ushtrimi është i mirë për përmirësimin e humorit, uljen e depresionit kronik duke rritur nivelin e serotoninës dhe duke ndihmuar trurin të rregullojë gjendjen shpirtërore, gjumin dhe oreksin.

Vendos dashurinë të parën në listë

Bill Gates tha: nëse fëmijët tuaj janë mirë, ky është një moment i veçantë. Kalimi i kohës me njerëz që e duan njëri-tjetrin është mënyra më e mirë për të arritur lumturinë. /Telegrafi/