LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Askush nuk e beson Rashkovskin se një firmë private do të punonte pa përfitime

Janushev: Askush nuk e beson Rashkovskin se një firmë private do të punonte pa përfitime

Igor Janushev nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp deklaroi se “kaluan 12 ditë që kur Qeveria solli vendim t’i ndajë 72 milionë euro një firmë të formuar 24 ditë para shpalljes së tenderit. Mbeten edhe 18 ditë nga afati për arritjen e marrëveshjes, ndërsa Qeveria fsheh atë që planifikon të nënshkruajë”.

“S’bëhet fjalë për para as të Zaevit, as të Vice Zaev. S’bëhet fjalë për para të Rashkovskit. Firma do të fitojë 72 milionë euro nga pikëpagesat, kartat e aeroplanit. Para që në vend të përfundojnë në buxhet ato shkojnë në xhirollogarinë e ‘Sarhems’, firmës së vetme që ka dhënë ofertë”, tha sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai parashtroi disa pyetje se pse Qeveria e fsheh marrëveshjen dhe pse nuk zbulohen detajet për shkak se nuk dihet se sa paguajnë qytetarët.

“Askush nuk beson tregimet e Dragi Rashkovskit se një firmë private do të punonte pa përfitim. Atëherë pse ka nisur biznes dhe pse ka nisur biznesin si partneritet publiko-privat nëse nuk ka asnjë interes nga shteti”, tha Janushev duke thënë se se qytetarët duhet të dinë përfundon çdo cent nga këto 72 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori