QKQ: Institucioneve në Maqedoni ju mungon transparenca gjatë furnizimeve publike
Ministritë, sekretariatet qeveritare dhe Kuvendi mesatarisht përmbushin 55,2 për qind të kritereve për transparencë, llogaridhënie dhe integritet në tërë ciklin e furnizimeve publike. Ky është përmirësim i vogël në krahasim me vitet e kaluara, në vitin 2017 ishte 53,6 për qind, ndërsa në vitin 2016 51,7 për qind.
Këtë e tregon rangimi më i ri i 21 institucioneve, sipas transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në furnizimet publike, që e publikoi sot Qendra për komunikime qytetare. Bëhet fjalë për analizë për vitin 2019 e cila është hulumtimi i tretë vjetor për mënyrën në të cilën institucionet i zbatojnë tenderët, në kuadër të projektit të BE-së: Rrjet për transparencë, llogaridhënie dhe integritet në furnizimet publike.
Më së shumti institucione janë ranguar në nivel “të kufizuar” të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në furnizimet publike, me përmbushje të kritereve mes 40 për qind dhe 60 për qind. Në krye janë ministritë e Ekonomisë dhe e Mbrojtjes, ndërsa në fund Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës.
“Institucionet e analizuara së bashku shpenzuan 124 milionë euro për furnizime publike në vitin 2018. individualisht, më së shumti para për furnizime publike ka shpenzuar institucioni i cili është ranguar më dobët, Ministria e Shëndetësisë (39 milionë euro), përderisa, ndërkaq,M.E, si e ranguara e parë, është në grupin e institucioneve me vëllim më të vogël të furnizimeve publike (334.000 euro). Institucionet me nivel minimal të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në vitin 2018 shpenzuan 31 për qind të parave, përkundër vitit 2016, kur ajo pjesëmarrje paraqiste madje 75 për qind të vlerës së tenderëve të Qeverisë dhe të Kuvendit”, qëndron në analizë.
Sipas hulumtimit, 86 për qind e institucioneve që e publikojnë planin vjetor për furnizime publike në ueb-faqet e tyre, vetëm gjysma i publikojnë konkurset për furnizime publike, ndërkaq vetëm dy i publikojnë njoftimet për marrëveshjet e bëra. Planet për furnizime publike mesatarisht realizohen 65 për qind. Realizimi më i ulët i një institucioni paraqet 32 për qind, ndërsa më i larti 92 për qind.
Vetëm katër institucione, sipas hulumtimit, mesatarisht kanë marrë më shumë oferta për tender se sa mesatarja nacionale. Në madje 68 për qind të furnizimeve, institucionet përcaktuan të ashtuquajtura afate të matura për parashtrim të ofertave, përkatësisht më të gjata se minimalet ligjore. Është rritur koncentrimi i ndërmarrjeve në tenderë. Tek pesë institucione të tjera, pjesëmarrja e një bartësi të furnizimit në vlerën e përgjithshme të tenderëve është më e lartë se 40 për qind, që konsiderohet si prag për koncentrim.
Siç shtohet, është ulur shfrytëzimi i procedurës me negociim pa publikim të konkursit. Është rritur pjesëmarrja mesatare e ankesave të parashtruara nga ndërmarrjet në numrin e përgjithshëm të konkurseve tek institucionet e analizuara. Kjo pjesëmarrje paraqet 5,7 për qind, që është më e lartë se mesatarja nacionale për vitin 2018 prej 3,3 për qind dhe nga 4,6 për qind të vitit të kaluar.
Hulumtimi ka treguar se është përkeqësuar përgjigja e institucioneve të ndaj kërkesave të parashtruara për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik. Vitin e kaluar mesatarisht janë përgjigjur për 38 ditë, këtë vit për 42, edhe pse afati maksimal ligjor është 30 ditë. Është konstatuar edhe se pak institucione kanë rregulla interne për furnizimet publike, posaçërisht për ato aspekte të cilat nuk janë rregulluar saktësisht me ligj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje