Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se projekti i nisur nga Edi Rama dhe Alesksandar Vuçiq ka për qëllim të izolojë edhe më shumë Kosovën, ta defaktorizojë ekonomikisht dhe ta dobësojë në marrëveshjen finale me Serbinë.
Sali Berisha ka thënë se ide të tilla të faktorizimit të Serbisë karshi Kosovës datojnë nga pushteti i Enver Hoxhës, i cili kishte nisur bashkëpunimin me diktatorin jugosllav Tito.
“Udhëheqja e Kosovës përcakton vet qëndrimin e saj por në bindjen time dhe informacionin që una kam Minishengeni ballkanik është një nismë serbomadhe kryekëput kundër Kosovës dhe synon rrethimin e saj nga Serbia por tashmë njëlloj si në vitin 1946 edhe nga Shqipëria”, ka thënë Berisha, për Express.
Ish-Presidenti i Shqipërisë thotë se gjithë kjo nismë synon ta bëjë Kosovën satelit të Serbisë.
“Kjo nismë që mori jetë me paktin Vuçiq-Rama në Nish i njëjti në thelb me paktin Tito-Enver të bashkimit doganor dhe defakto shndërrimit të Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë synon përsëri nëpërmjet Shqipërisë të defaktorizojë dhe shndërrojë Kosovën de fakto në një hapësirë ekonomike të Serbisë një satelite të saj”, ka shtuar Berisha.
Por, ku pse doli kjo ide tash?
Sali Berisha e lidh minishengenin me dështimin e idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë që e kishin nisur Rama e Vuçiq të ndihmuar nga ish-gazetari Baton Haxhiu.
“Kështu, pas dështimit të Vuçiq me trojkën fazeze të albanofobëve Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiq për të ndarë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë në emër të Serbisë së Madhe, serbomadhi Vuçiq nxori nga sirtarët projektin e Jugosllavisë së Re de fakto të Serbisë së Madhe. Fillimisht së paku në rrafshin ekonomik por e sigurt dhe në atë politike. Ky është një projekt i rrethimit të Kosovës me një kuadër ligjor rajonal nënshtruaes dhe paralizimit të potencialeve të saja gjatë dialogut për marrëveshjen me Serbinë”, ka shtuar ai.
Berisha i ka quajtur gangsterë Ramën e Vuçiqin duke thënë se po krijojnë hapësirë edhe për ndikimin rus në Ballkan. Prandaj, ai ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të kundërshtojnë këtë ide.
Përveç këtyre djallëzia Vuçiq-Rama për të paraqitur Kosovën si delen e zezë të mosbashkëpunimit në rajon është një synim tjetër i mirëfilltë antishqiptar i paktit të Nishit. Së fundi, ajo që këta gangster ballkanas përpiqen ta shesin si imitim të Shengenit të BE’së është thjeshtë shtrirje e hapësirës ekonomike të stepave të vëllait të Madh të Serbisë tashme jo vetëm ne Rusinë e vogël por edhe në shtetet vasale të saja. Duke përfunduar, shpreh bindjen se ky projekt që synon rrethimin e Kosovës me Serbomadhi do të dështojë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë të kundërshtojnë projektin antishqiptar, anti Kosovë Vucic-Rama të Jugosllavisë së Re si një mjet destabilizues për rajonin”, ka deklaruar Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A