Në Frankfurt të Gjermanisë është mbajtur Kongresi i Dytë Ekonomik i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, ku pjesëmarrës ishin edhe firma anëtare të reja të unionit, të cilat synojnë tregun evropian. Një kongres i tillë nga të pranishmit është vlerësuar si shumë i rëndësishëm për bashkëpunim mes firmave shqiptaro-gjermane dhe investimet e diasporës në të ardhmen në Kosovë.
Burim Hazrolli është koordinatori më i ri në Union, dhe një kongres të tillë e sheh shumë të rëndësishëm për bashkëpunim mes firmave shqiptaro-gjermane.
“Për mua si koordinator për Bavarinë, koordinatori më i ri këtu sot, do të thotë shumë kjo punë, sepse sot në kongresin e dytë këtu në Frankfurt ishin afër 600 firma shqiptaro-gjermane dhe ishte kënaqësi të jem së bashku në Unionin e Biznesit këtu në Frankfurt dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë me firmat shqiptare gjermane. Aktualisht kemi bashkëpunim të mirë mes firmave, në të ardhmen do të mundohemi të investojmë në Kosovë së bashku si union, së bashku shqiptaro-gjermanët të ndihmojmë shtetin tonë të Kosovës”, tha ai.
Në Kongresin e Dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve, u mbajt edhe një panair ku biznese nga Kosova kishin mundësi të ekspozonin punën e tyre.
Gazmend Nikqi, anëtar i Unionit të Bizneseve, që jeton në Gjermani, por që ka investuar edhe në Kosovë. Ai shpreson që të vazhdojnë me investime në vendin e origjinës, në mënyrë që të kontribuojnë edhe në ekonominë e Kosovës.
“Merrem me biznesin e mobilieve, kam edhe një hotel në bjeshkët e Rugovës, hotel ‘Panorama’, ku Unioni dërgon rregullisht mysafir të vlefshëm te ne në hotel, po ashtu edhe me bizneset e mia këtu kemi çdo ditë kontakte dhe bashkëpunojmë me sukses në të gjitha drejtimet. Jam i lumtur që jam anëtar i Unionit dhe ju uroj të gjithëve suksese”, tha ai.
Sivjet, Kongresi i Dytë Ekonomik i Unionit të Bizneseve gjermano-shqiptare është mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më datë 9 dhe 10, dhe ka bërë bashkë rreth 600 biznese shqiptaro-gjermane. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria fillon në Central Park!
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër