Një studim i bërë në Kaliforninë e Veri-ut, mbi seksualitetin e adoleshentëve, ka rezultuar se një në pesë të rinj ndryshojnë orientimin e tyre seksual. Tek femrat ky proces ndodh 3 herë më shpejtë sesa tek meshkujt
Psikologia J. Stewart, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe kolegët e tij, anketuan 744 studentë të shkollave të mesme rurale, për preferencat e tyre seksuale në një periudhë tre-vjeçare. Nga pjesëmarrësit, 54 %ishin vajza dhe 46 %ishin djem.
Në këto tre vite, ata zbuluan se 19 % pranuan se të paktë një herë e kishin menduar të ndryshonin orientimin e tyre seksual dhe 21 % deklaruan se kishin tërheqje seksuale me seksin e njëjtë.
Prej këtyre disa e klasifikuan veten, si heteroseksual në vitin e parë dhe si biseksual/homoseksual në vitin e dytë.
Disa studentë të tjerë e identifikuan veten si të drejtpërdrejtë në orientimin e tyre seksual, vitin e parë të studimit, por më pas biseksual në anketën e vitit të ardhshëm.
Studentë të tjerë raportuan ndryshime të shumta gjatë periudhës tre vjeçare.
“Këto të dhëna tregojnë shumëllojshmërinë e ndjenjave që përjetojnë adoleshentët në lidhje me mënyrën sesi e etiketojnë seksualitetin e tyre dhe ndaj kujt ndjehen të tërhequr seksualisht,” – tha psikologia, Znj. Stewart. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe