LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 15 vjeç, është në muajin e nëntë të shtatzënisë, u martua vitin e kaluar

Vetëm 15 vjeç, është në muajin e nëntë të shtatzënisë, u martua vitin e kaluar

Në mesin e grave të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është edhe një 15-vjeçare e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

E njëjta është intervistuar nga Policia e Kosovës, bashkë me prindërit e dy familjeve të cilët thanë se martesa e çiftit ishte bërë me dëshirë të dy palëve. E mitura është intervistuar nga Policia e Kosovës. Gjendja e saj është stabile.

Në nëntor të vitit të kaluar ishin martuar.


E këtë nëntor ky çift nga Mirena e Lipjanit po presin që të bëhen prindër.

Veçse duart e vogla të foshnjës, do t’i mbajë nëna e tij e cila është vetëm 15-vjeçare.

Ajo vlerësohet se akoma është në fazën e zhvillimit fizik.

Jemi në repartin e patologjisë së barrës në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë, ku në mesin e 27 grave të cilat janë të shtrira këtu qëndron edhe një 15-vjeçare e cila është shtatzënë.

E mitura S.A ishte paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këtë të enjte. Ajo është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë është e shtrirë një paciente viti i lindjes është 2004 pra ajo është 15-vjeçare.

Sipas doktoreshës Fitnete Raci-Nuraj gjendja e 15-vjeçares është stabile.

Është në muajin e nëntë të shtatzënisë për momentin pasi janë bërë të gjitha analizat gjendja e saj është stabile gjithashtu edhe beba është në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë sipas Nurajt, meqenëse ajo është në zhvillim e sipër, procesit të lindjes do t’i kushtohet më shumë kujdes.

Pasi kemi të bëjmë me një të mitur, pothuajse fëmijë e moshës 15-vjeçare e gjysmë, te këto lindja planifikohet me prerje cezariane.

T7 gjatë ditës ka qëndruar me 15-vjeçaren e cila tha se ishte martuar me dëshirë dhe se çifti kishte marrë miratimin e familjeve.

Për këtë ngjarje është e njoftuar edhe Policia e Kosovës, që tashmë e kanë intervistuar të miturën.

“Njësitet Policore kanë shkuar ne QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë. Lidhur me ketë janë intervistuar edhe prindit e dy familjeve të cilët kane deklaruar se martesa është bere me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori